1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Emri Lewandowski nuk ka për t'u harruar kurrë në Madrid."

Lëvdatat për futbollin gjerman dhe golashënuesin e saj Robert Lewandowski nuk kanë të sosur. Shtypi spanjoll komenton humbjen e thellë të "mbretërorëve" me Borusiën.

Fillimisht disa zëra spanjollë: 'AS' shkruan se Lewandowski u kthye në ëndërr të keqe për Realin. "Borusia e Dortmundit e fshin Madridin, por ky i fundit mbetet gjallë falë golit të Ronaldos. Duhet një comeback historik. Tani nis operacioni 3:0." Ndërsa El Mundo mendon se kjo ishte disfata totale për Realin. "Madridit po i mbarojnë justifikimet, decima-n' gati ta harrojnë. Vetëm një mrekulli mund ta pengojë Borusiën që të arrijë në finale."

Për El Pais-in nuk ka antidot kundër këtij shkëlqimi. "Futbolli i Bundesligës verbon planetin. Gjiganti i dekadave të kaluara, Madridi, donte titullin e dhjetë. Po, ata kanë lojtarë të jashtëzakonshën, mirëpo, u mposhtën nga Dortmundi." Marca konstaton: "Katastrofë për Realin! Në qiellin e zi të Dortmundit shndrit vetëm ylli i Lewandowskit. Nata më e zezë (mallkimi gjerman është më i gjallë se kurrë). Përsëri dështon Madridi në vendin e nëmur, e rrahin. Realin e shtyp një rul rrugësh. Robert Lewandoski e shkatërron Realin me katër gola. Madridi u shpërbë për të ardhur keq. Të martën duhet të ngjasë një mrekulli, një natë e çmendur, në të cilën Reali të barazojë një rezultat 4:1. Emri Lewandowski nuk ka për t'u harruar kurrë në Madrid."