1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Emri i Maqedonisë jashtë prioriteteve të Spanjës si kryesuese e BE-së

Maqedonia duhet të fokusohet gjashtë muajt e ardhshëm në forcat e veta për gjetjen e formave për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, sepse Spanja nuk e ka vendosur atë në axhendën e kryesimit të BE-së.

Flamuj të BE-së dhe Maqedonisë

Emri i Maqedonisë jashtë prioriteteve të Spanjës si kryesuese e BE-së.

Presidenca spanjolle inkurajon Maqedoninë në zbatimin e reformave si dhe në zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së emrit me Greqinë. Kështu është shprehur përfaqësuesja e ambasadës spanjolle Garsia De Lora, gjatë paraqitjes së prioriteteve të presidencës spanjolle të BE-së. “Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e zgjidhjes së problemit të emrit. Ne inkurajojmë dy palët që të gjejnë zgjidhje të pranueshme dhe të përbashkët, i përkrahim negociatat nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara, me ndërmjetësimin e Metju Nimic,” ka thënë Garsia De Lora. Përveç përkrahjes inkurajuese ajo nuk garantoi involvim të drejtpërdrejtë të ndonjë zyrtari evropian në zgjidhjen e çështjes së emrit.

BE i ka dhënë afat prej gjashtë muajsh Maqedonisë dhe Greqisë për të treguar kapacitetin dhe mundësitë reale për zgjidhjen e çështjes së emrit.

BE i ka dhënë afat prej gjashtë muajsh Maqedonisë dhe Greqisë për të treguar kapacitetin dhe mundësitë reale për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski nuk është aq optimist se Spanja si kryesuese me presidencën e BE-s do të bëjë ndonjë hap konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Ne do të fokusohemi që përmes takimeve të drejtëpërdrejta të dalim nga situata në të cilën gjendemi dhe të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët,” thotë Gruevski.

Analisti politik Rizvan Sulejmani është i mendimit se BE i ka dhënë afat kohor prej gjashtë muajsh Maqedonisë dhe Greqisë për të treguar kapacitetin dhe mundësit reale për tejkalimin e kontestit rreth emrit. “Një qeveri e cila është populiste e ka të vështirë që të ndryshojë qëndrimin e vetë zyrtar. Gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtare për të treguar nëse do të lëvizet nga ky pozicion. Modelet, strategjitë se si mund të dilet nga kjo situatë janë të ndryshme, unë nuk përjashtoj mundësitë as të zgjedhjeve të parakohshme, nuk i përjashtoj as format e tjera ndoshta më ekstreme, por sidoqoftë Maqedonia duhet të tregojë kapacitetet e veta,“ vlerëson analisti Rizvan Sulejmani.

Shkupi

Shkupi

Zhidas Daskallovski nga Qendra për krijimin e strategjive politike është skeptik ndaj ndonjë lëvizjeje pozitive sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, gjatë presidencës së BE- së nga Spanja, sepse Ballkani nuk është në prioritetet kryesore të Spanjës, thotë ai. “Problemi i Maqedonisë me emrin në këtë periudhë mund të dalë në sipërfaqe vetëm nëse nga ana e Shkupit inicohet ndonjë proces para gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për mbrojtjen e emrit të shtetit, në të kundërtën nuk do të ndodhë asgjë spektakulare,” thotë Zhidas Daskallovski.

Analistët politikë vlerësojnë se në këtë periudhë autoritetet politike në Maqedoni duhet të kenë kujdes të veçantë në ruajtjen e marrëdhënieve edhe ashtu të brishta ndëretnike sepse çdo cënim i tyre do ta largonte Maqedoninë për disa vite nga rruga e integrimeve euroatlantike.

Autor : Fatos Musliu

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 15.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LWOH
  • Data 15.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LWOH