1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Emrat e rinj në krye të Bashkimit Evropian

Kryetarët e shteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord në takimin e tyre të posaçëm që postin e presidentit të përhershëm të Këshillit të BE-së t'ia ngarkojnë kryeminstrit belg Herman Van Rompoi.

Herman Van Rompuy, dhe Catherine Ashton.

Herman Van Rompuy, dhe Catherine Ashton.

Këto dy poste të reja krijohen në bazë të marrëveshjes për reformimin e BE-së, traktatit të Lisbonës, i cili hyn në fuqi më 1 dhjetor. 62-vjeçari van Rompoi, do të drejtojë si president i Këshillit të BE-së gjatë dy viteve dhe gjashtë muajve të ardhshëm takimet e nivelit të lartë të BE-së. Kurse Ashton e cila do të marrë postin e përfaqësueses së lartë për politikën e jashtëme dhe të sigurisë do të jetë njëkohësisht edhe zëvendës presidente e Komisionit të BE-së.

53-vjeçarja Catherine Margaret Ashton, është që nga viti 2008 komisare e BE-së për tregtinë. Ajo u lind në mars 1956 në Upholland në veri të Anglisë. Ashton thuajse nuk ka asnjë lloj përvoje në politikën e jashtme, por konsiderohet si e besuar e kryeministrit të Britanisë së Madhe Gordon Brown.

EU neue Spitzenpolitiker

Krerët e BE-së. Herman Van Rompoi, Catherine Ashton, Jose Manuel Barroso, Fredrik Reinfeldt.

Në vitin 1999, gjatë kohës së qeverisë së Tony Blairti, ajo u zgjodh si anëtare e përhershme e dhomës së lartë të parlamentit, House of Lords. Në këtë instancë ajo është agazhuar për miratimin e marrëveshjes së Lisbonës.

Në Britaninë e Madhe ajo është thuajse e panjohur, sepse nuk ka pasur ndonjë post në kabinet. Gjatë karierrës së saj ajo është angazhuar për punonjësit me të meta fizike, për probleme të shëndetësisë si dhe për ata prindër që i rrisin fëmijët pa prindërin tjetër.

Autor : Dr. Pandeli Pani /dpa

Redaktoi : Aida Cama

DW.COM

  • Data 20.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kbcb
  • Data 20.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kbcb