1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Emocione të forta - Real Madridi humb përballë Barcelonës

Vetëm një javë pas fitores së kupës së mbretit, ekipi i Real Madridit përjetoi një humbje të rëndë nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Lassana Diarra i Madridit lufton me Seydou Keitan e Barcelonës

Barcelona kundër Madridit

Në stadiumin e vet Santiago Bernabeo Reali humbi në gjysmëfinale me rezultat 0:2, dhe në këtë mënyrë humbi gati të gjitha gjasat për kualifikim në finalen e kësaj Lige.

Të dy golat për Barcelonën i shënoi lojtari aktualisht më i mirë në botë Lionel Messi. Argjentinasi Messi po shkëlqen sërish. Ai është në rrugën më të mirë për t'u bërë rishtazi rekordmen i golave. Messit i mungon vetëm një gol për të arritur rekordin që mban holandezi Ruud van Nistelrooy, i cili në vitin 2002/2003 me 12 golat arriti numrin më të lartë të golave të shënuar në një sezon.

Real Madrid's Pepe from Portugal is shown a red card by the referee during their semifinal first leg Champions League soccer match against FC Barcelona at the Bernabeu stadium in Madrid, Spain, Wednesday, April 27, 2011. (Foto:Manu Fernandez/AP/dapd)

Spanien Fußball Champions League Real Madrid gegen FC Barcelona

Gjyqtari kryesor Stark merr lëvdata nga kolegët

Në ndeshjen e dy gjigantëve në presion të madh ndodhej gjyqtari kryesor, gjermani Wolfgang Stark. Në kohën që shefat e tij e uruan për një përpikmëri të jashtëzakonshme në ndeshje, Real Madridi e shau Stark si "të paturpshëm". Gjatë gjithë ndeshjes Stark duhej të merrej me skena tepër emocionale, të cilat ai i përballoi mjaft mirë. Fjalët e shefit të tij, Herbert Fandel, drejtues i gjyqtarëve gjermanë të futbollit për shërbimin informativ sportiv(SID) se është për ne përgjegjësit, e mrekullueshme kur numri 1 i yni jep një rezultat të klasit të parë - Stark i meriton.

Ndeshja kthyese në Barcelonë zhvillohet të martën e ardhshme. Një ditë më parë, Mançester Junajtid fitoi me të njëjtin rezultat si mysafir kundër ekipit gjerman Shalke. Ndeshja kthyese mes këtyre ekipeve në Mançester zhvillohet të mërkurën.

AG/Cani/Arapi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora