1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Emigrantët, anëtarësimi i Turqisë në BE dhe liria e fesë - Presidenti gjerman, Wulff në parlamentin e Ankarasë

Presidenti gjerman Christian Wulff po viziton Turqinë. Me fjalimin e tij në parlamentin turk të martën, Wulff iu drejtua turqve por dhe gjermanëve. Të huajt e kanë pasuruar Gjermaninë, megjithëse ka probleme, tha ai.

default

Presidenti gjerman Christian Wulff dhe ai turk Abdullah Gül në ballkonin e pallatit presidencial

Presidenti gjerman Christian Wulff deklaroi në vizitën e tij në Turqi se turqit dhe feja islame gëzojnë të drejtat e tyre në Gjermani, por kërkoi më shumë tolerancë për bashkësinë fetare të krishterë në Turqi, në fjalimin e së martës (19.10).

Turqit janë pjesë e Gjermanisë

Wulff përmendi faktin, që turqit përbëjnë grupin më të madh ndër emigrantët në Gjermani. "Ata ndjehen në shtëpinë e tyre në të dy kulturat, në tuajën dhe në tonën. Por ata janë në rradhë të parë në Gjermani të mirëseardhur dhe i përkasin Gjermanisë."

Emigrantët e kanë bërë Gjermaninë më të shumëllojshme, më të hapur dhe më të lidhur me botën, tha Wulff. Por njëkohësisht ai theksoi se duhen nxjerrë në pah edhe problemet. "Këtu bën pjesë ngecja te ndihma e shtetit, shkalla e kriminalitetit, sjellja maskiliste, refuzimi i shkollimit dhe i punës. Por e them më shumë në autokritikë, se nuk janë vetëm probleme të emigrantëve dhe me emigrantët."

Christian Wulff Parlament Türkei

Presidenti gjerman Christian Wulff duke folur në parlament

Çfarë qëndrimi mban Gjermania ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE?

Një pyetje kjo që i shtrohet vazhdimisht presidentit gjatë vizitës së tij. Edhe duke patur parasysh zërat skeptikë në Gjermani, sidomos në kampin konservator. Para deputetëve në Ankara Wulff e bëri të qartë qëndrimin e tij. "Ne i përmbahemi vendimit, që bisedimet për pranimin të zhvillohen në një mënyrë të drejtë dhe të hapur. Dhe në të njëjtën kohë ne presim, që Turqia të plotësojë gjithashtu angazhimet e nisura."

Türkei Deutschland Bundespräsident Wulff bei Abdullah Gül in Ankara

Presidenti gjerman Christian Wulff dhe gruaja e tij Bettina krah presidentit turk Abdullah Gül dhe gruas së tij, Hayrünnisa Gül para pallatit presidencial

Angazhime, në të cilat Wulff numëron edhe ruajtjen e lirisë së fesë. Shumë kohë të vizitës së tij ai do t'ia kushtojë të krishterëve në Turqi. Konstatimi i tij, se feja islame është ndërkohë pjesë e Gjermanisë, është regjistruar me vemendje në Turqi. Një deklaratë të ngjashme bëri të martën edhe Abdullah Gül. Natyrisht ka edhe qytetarë të krishterë dhe hebrej në Turqi. "Unë jam Presidenti i tyre!", tha Gül dhe bëri thirrje të respektohen fetë.

Autor: Jörg Brandscheid/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 20.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PinM
  • Data 20.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PinM