1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Elitat e ekonomisë duhet të kthehen sërish me këmbë në tokë

Detyra për të ardhmen mund të jetë vetëm ndihma për ekonominë sociale të tregut që të rifitojë forcën e saj të dikurshme.

Bursa e Frankfurtit

Bursa e Frankfurtit

Kriza financiare dhe masat që duhen marë për kapërcimin e saj janë në qendër të shtypit gjerman.

Gazeta "Berliner Morgenpost" vëren

Detyra për të ardhmen mund të jetë vetëm që ta ndihmojmë ekonominë sociale të tregut që të rifitojë forcën e saj. Po ashtu duhet që njëkohësisht të ndërgjegjësojmë biznesmenët dhe manaxherët e lartë për rëndësinë e zhvillimit mbarëshoqëror. Parakusht për këtë është që vlera, të tilla të cilat aktualisht nuk konsiderohen si të tilla, të rivlerësohen. Liritë nuk janë pa kufij. Liritë përmbajnë edhe përgjegjësinë e secilit për veprimet që bën , për vetveten, për firmën dhe së fundi edhe përgjegjësinë kundrejt shoqërisë. Tregtarët e ndershëm dhe parimi i tyre, se ka disa gjëra që nuk bëhen, janë bërë gjithnjë e më të rrallë. Por prej krizës financiare duket se mund të shpëtojmë vetëm në rast se ky parim fillon të dominojë përsëri."

Kurse "Tagesspiegel " shkruan:

Mesazhi qetësues i presidentit gjerman Këhler është se edhe kjo krizë mund të vihet nën kontrroll. Por elitat e ekonomisë duhet të mësojnë sërish se çfarë do të thotë masë dhe mes, pra të kthehen sërish me këmbë në tokë. Rruga e kthimit në masën normale do të zgjasë shumë dhe ajo mund të ketë rezultat vetëm në rast se të gjitha shtetet të kenë kujdes që likuiditeti që po u ofrojnë përmes ndihmave dhe paketave të shpëtimit bankave të rrezikuara, të mos shpërdorohet sërish dike përfunduar në konstrukte financiare aventureske, por të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të vjetra. Po ashtu edhe ata që kanë depozituar paratë nëpër fonde pensionesh apo forma të tjera kursimi duhet të bëhen më të arsyeshëm në lidhje me shpresat për normat e interesit."

  • Data 12.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYA6
  • Data 12.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FYA6