1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Elementi moral i votës

Vizita e Papës në Shba në fokus të dy gazetave ndërkombëtare

default

THE DAILY TELEGRAPH nga Londra shkruan:

"Gjatë vizitës së tij në SHBA, Papa e shmangu me shumë mençuri që të furnizonte dy partitë e mëdha me municion. Si për çështjen e abortit, ashtu edhe atë të Irakut. Por vizita e tij në territorin amerikan do t'u sjellë amerikanëve në kujtesë një aspekt moral, kur ata të marrin vendim se për kë do të votojnë në nëntor. Benedikti XVI. mund të ketë një personalitet tjetër nga ai i paraardhësit të tij Papës Gjon Palit II. Por është fisnikëria e postit ajo që i bën politikanët amerikanë t'i kushtojnë vëmendje të veçantë çdo fjale të tij. "

Ndërsa e përditshmja italiane nga Roma LA REPUBBLICA vëren:

"Në shikim të parë, Papa Benedikti dhe Amerika kanë një raport të çuditshëm me ndërmjet tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të duket si kultura më e rëndomtë dhe relativiste - Hollivudi, revolucioni seksual i homoseksualëve, super-kapitalizmi, ethet e konsumit dhe në aspektin besimtar një supermerkato fesh. Në Amerikë çuditërisht u jepet shumë hapësirë këtyre besimeve si në fushën publike ashtu edhe në atë private,gjë që shumë evropianë i shokon. Në këtë supermerkato të feve Jozef Ratzinger duket se e ka gjetur frymëzimin e duhur për ta mbrojtur me anë të sulmit fenë e tij."

  • Data 19.04.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DktY
  • Data 19.04.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DktY