1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Elemente ekstremiste të djathta dhe neonaziste në Bashkimin Gjerman të Vëllazërive Studentore

Aktivitetet subversive me sfond ekstremist të djathtë në një pjesë të Bashkimit Gjerman të Vëllazërive Studentore të Lidhjeve Studentore gjermane ndeshin në kundërshtimin e grupeve të tjera studentore.

default

Anëtarë të Bashkimit Gjerman të Vëllazërive Studentore

Disa prej shoqatave anëtare të "Bashkimit Gjerman të Vëllazërive Studentore" pra të lidhjeve studentore gjermane, që shërbejnë si grumbullim për ekstremistë të djathtë dhe neonazistë, po përpiqen të fitojnë përkrahës edhe në radhët e shoqatave të tjera. Një nga këto shoqata me qendër në Marburg, synon t'u presë rrugën zhvillimeve të tilla.

Sipas njoftimeve të gazetës "Frankfurter Rundschau" (edicioni i datës 16.07.), kjo gazetë ka në dispozicion disa dokumente sipas së cilave shoqata studentore "Arbeitsgemeinschaft Marburg" synon që gjatë vitit të ri të studimeve të organizojë në kuadër të Bashkimit Gjerman të Vëllazërive Studentore një konferencë për t'iu kundërvënë në një farë mënyre vëllazërive studentore me prirje të skajshme të djathta.

Eisenach (Thüringen): Blick über die Wartburg bei Eisenach (Foto vom 03.08.2004). Fast eintausend Jahre ist die Burg wehrhafte Feste und prächtige Residenz. Betritt der Besucher die Wartburg, öffnet sich ihm ein 900 Jahre altes Geschichtsbuch: die höfische Kunst des Mittelalters, das Leben und Wirken der heiligen Elisabeth, Martin Luthers Übersetzung des Neuen Testaments, das Fest der deutschen Burschenschaften und Wagners romantische Oper ÃTannhäuserÓ Ö all das verleiht der Wartburg ihre besondere Anziehungskraft und ihren Reiz. Sie ist nicht nur Burg schlechthin, sondern Zeuge deutscher Geschichte und zählt seit 1999 zum UNESCO-Welterbe.

Vendi i takimit, Eisenach

Sipas njoftimeve të "Frankfurter Rundschau" e cila citon nga një fletë volante, gjatë takimit të fundit të Bashkimit Gjerman të Vëllazërive Studentore të zhvilluar në fund të qershorit në Eisenach, anëtarët e Bashkësisë Vëllazërore, e cila ka prirje të djathta, kanë lëshuar edhe këtë herë në bodrum thirrje të forta duke përdorur formulën e fitores Sieg dhe Heil. shoqata studentore "Arbeitsgemeinschaft Marburg" thuhet më tej në fletë volante «nuk do që t'i minimizojë më gjatë rrymat ekstremiste brenda Bashkimit Gjerman të Vëllazërive Studentore duke i konsideruar si eksese grupesh të vogla"

Në lidhje me këto zhvillime profesori i politologjisë nga Universiteti i Këlnit, Christoph Butterwegge tha:

"'Bashkësia Vëllazërore' (BG) është një samelsorium ekstremistësh të djathtë dhe neonazistësh, që përpiqet prej shumë kohësh që të marrë në dorë drejtimin e 'Bashkimit Gjerman të Vëllazërive' (DB)."

Sipas Butterwegges në radhët e vëllazërive apo të lidhjeve studentore gjermane duket se po vërehet: "një orientim nga e djathta dhe shoqata 'Bashkësia Vëllazërore' duket se po ia del mbanë në radhët e shoqatave të tjera."

Kameraden der Deutschen Burschenschaft stehen am 22.5.2002 unterhalb des Burschenschaftsdenkmals in Eisenach. Mit einem Festakt feiert die Deutsche Burschenschaft das 100-jährige Bestehen des Monuments, das am 22.Mai 1902 zu Ehren des vaterländischen Einsatzes der studentischen Verbindungen eingeweiht wurde.

Anëtarë të Bashkimit Gjerman të Vëllazërive Studentore

Po çfarë zhvillimesh mund të marrë një prirje e tillë që ka filluar të vihet re? Parashikimet për këtë duken të vështira, mendon prof. Christoph Butterwegge:

"Se si mund të mbarojnë këto kontradikta në radhët e Bashkimit Gjerman të Vëllazërive Studentore 'Deutsche Burschenschaft' mund të prognostikohet me vështirësi. Por duhet pasur frikë se aty përhapen më me forcë mendimet nacionaliste, etnike dhe raciste, gjë që do të thotë se ato përhapen edhe në mesin e shoqërisë.

Autor: ZDF/PP
Redaktor: Elert Ajazaj