1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ekuilibri strategjik në nevojë - Siria, guri tjetër i dominosë që do të bjerë?

Protestat kanë prekur edhe Sirinë. Mbrëmë (24.03.) presidenti Asad dha urdhër të lirohen të gjithë të arrestuarit ditët e fundit. Po presioni po rritet.

default

Një protestues sirian mban një parrullë me mesazhin 'Bachar!

Kjo, kur regjimi i presidentit të Sirisë, Assad, është njëri ndër aktorët më të rëndësishëm në Lindjen e Afërme - dhe mban marrëdhënie të ngushta me Iranin. Nëse Siria do të tronditet, kjo do të kishte pasoja për procesin e paqes në Lindjen e Afërme.

Qeveria siriane i shtyp gjithnjë e më shumë në mënyrë brutale protestat e popullit. Qendra e rezistencës është qyteti Deraa në jug të Damaskut, në kufi me Mbretërinë e Jordanisë. Të mërkurën (23.03.) atje forcat e sigurisë sulmuan një xhami. Qeveria flet për gjashtë të vdekur, spitali i atjeshëm flet për 25 kundërshtarë të regjimit të vrarë, ndërsa opozita flet për 100 të vrarë. Shifrat e sakta të viktimave janë të paqarta.

Syrien Unruhen in Daraa Gerichtsgebäude abgebrannt

Policia siriane para ndërtesës së gjykatës

Ajo që është e qartë është se pranvera arabe ndërkohë po sfidon edhe Bashar al-Assadin, mendon shkencëtari i shquar i shkencave islame, Udo Steinbach: "Shkëndija ka kërcyer nga një vend arab në tjetrin. Këtu Siria nuk mund të shpëtojë. Regjimi i Damaskut këtu nuk mbetet jashtë."

Edhe Andre Bank nga Instituti GIGA për Lindjen e Afërme në Hamburg beson se Assadi ndodhet nën presion të fortë. Bashar al-Assadi ende është i palëkundur, para së gjithash sepse ekziston një dashuri relative për presidentin te popullata kryesisht e re e vendit. Në Siri kanë bërë deri tani dallim midis presidentit dhe elitës së vjetër të korruptuar, mendon Bank.

"Po të mos ekzistojë më ky dallim dhe nëse protestat zhvillohen në atë drejtim, që në shënjestër të vihet edhe Bashar al-Assadi vetë- ngjashëm si Mubaraku dhe Ben Aliu më parë, dhe si Salehu në Jemen- atëherë do të kishim të bënim me një thyerje, siç nuk e njeh historia më e re siriane."

Bashar al-Assadi mori në vitin 2000 pushtetin nga i ati, Hafez Al-Assad, i cili kishte ardhur në fuqi me puç në vitin 1971 dhe i cili e qeveriste vendin me ligje të gjendjes së jashtëzakonshme. Pasi erdhi në pushtet i biri, shumë ekspertë besonin se Assadi do të aplikonte një "Pranverë të Damaskut". Por okulisti i shkolluar në Londër iu përmbajt sistemit socialist të partive të bllokut socialist dhe shtypjes së opozitës nga shërbimet e sigurisë të gjithëpranishme. Edhe gjendja ekonomike nuk është përmirësuar që atëherë. Papunësia tek të rinjtë është rreth 20%. Ky është edhe një shkak për trazirat, mendon Udo Steinbach, i cili jep mësim në qendrën për Studimet e Lindjes së Afërme dhe të Mesme në Universitetin Philipps të Marburgut.

Syrien Gewalt Proteste Deraa Daraa

Deraa, 19 mars

"Zhgënjimi ekonomik, zhgënjimi prej korrupsionit, prej margjinalizimit dhe mungesës së pjesëmarrjes - këto i gjen në jug të vendit, ku je larg Damaskut, ku situata ekonomike është më e vështirë se sa në pjesën tjetër të vendit, si p.sh. në Aleppo, po edhe atje gjendja ka filluar të jetë e paqetë"

Nëse këto protesta do ta bëjnë të lëkundet regjimin me një rol strategjik rajonal, kjo është e hapur. Baza e pushtetit të klanit të Assadit janë vëllezërit alavitë. Ky minoritet shiit zotëron të gjitha postet vendimtare të rëndësishme në partinë Baath dhe në aparatin e shërbimit sekret.

Autor: Dominik Peters/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 25.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10hCW
  • Data 25.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10hCW