1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ekuadori vendosi ta pranojë kërkesën e Assange për azil

Briania e Madhe kërkon dorëzimin e Assange.

Grindja lidhur me themeluesin e WikiLeaks Julian Assange është përshkallëzuar. Ekuadori akuzon Britaninë, se e ka kërcënuar me sulm ndaj ambasadës së saj në Londër. Assange kërkoi aty strehim para shtatë javësh, sepse Britania e Madhe mund ta ekstradojë në Suedi, ku prokuroria e akuzon për delikte seksuale. Ministri i Jashtëm ekuadorian, Ricardo Patiño, tha në Quito se qeveria britanike ka kërcënuar qartë me shkrim se do të sulmojë, nëse nuk i dorëzojnë Assange.

A man walks past Ecuador's embassy in London June 20, 2012. WikiLeaks' founder Julian Assange has taken refuge in Ecuador's embassy in London and asked for asylum, officials said on Tuesday, in a last-ditch bid to avoid extradition to Sweden over sex crime accusations. REUTERS/Paul Hackett (BRITAIN - Tags: POLITICS CRIME LAW)

Ambasada e Ekuadorit në Londër

Patiño tha se hyrja në ambasadë do të ishte një "shkelje e hapur" kundër marrëveshjes së Vjenës për misionet diplomatike. Patiño bëri njëkohësisht të ditur se qeveria e tij do të njoftojë të enjten pasdite, sipas orës evropiane, nëse Ekuadori do t'i garantojë azil themeluesit të WikiLeaks. Kanali televiziv britanik BBC njoftoi se për kapjen e Assange ambasadën ekuadoriane në Londër do t'i hiqet statusi i ekstraterritorialitetit. Wikileaks e dënoi kërcënimin si «të paparë», duke folur për një "sulm të pashembullt" kundër të drejtave të azilkërkuesve".

  • Data 16.08.2012
  • Autor dpa/dw/av
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15qWG
  • Data 16.08.2012
  • Autor dpa/dw/av
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15qWG