1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ekstremizmi në Bundeswehr

Shërbimi sekret ushtarak (MAD) ka bërë të ditur të dhënat për ekstremizmin në ushtri. Gjatë vitit 2012 është shtuar për 25 % numri i personave që kanë lidhje me skenën ekstremiste.

Tri shërbimet sekrete gjermane aktualisht nuk e kanë fare të lehtë. BND duket se e ka ditur për programin amerikan të spiunimit "Prism". Madje edhe më shumë: duket se i ka përdorur edhe vetë të dhënat e shërbimit amerikan NSA. Mbrojtja kushtetuese nga ana tjetër kritikohet për moszbulimin me kohë të serisë së vrasjeve të rrjetit terrorist NSU. Më në fund, shërbimi sekret në ushtri thuhet se ka bërë përpjekje që të përdorë për shërbimet e veta ekstremistin e djathtë Uwe Mundlos - shkruajnë gazetat gjermane. Bundeswehri i ka përgënjeshtruar këto të dhëna. Por mbetet pyetja: sa ekstremistë ka me të vërtetë në ushtrinë gjermane?

Ulrich Birkenheier MAD - Präasident

Ulrich Birkenheier -shefi i MAD


"Përdorimni i armëve" interesant për ekstremistët e djathtë

Në një intervistë për "Deutschlandfunk" shefi i MAD, Ulrich Birkenheier nisi një ofensivë: Rreth 400 ekstremistë janë zbuluar në radhët e ushtrisë gjermane gjatë vitit 2012. Prej tyre 300 i përkasin krahut të djathtë ekstremist, 50 janë me sfond islamik dhe 50 të tjerë.

"Më së shumti ka nga krahu i djathtë, sepse për meshkujt e moshës 18 - 25 është shumë interesant edhe përdomi i armëve", pohon Birkenheier. Ekstremistë të djashtë në Bundeswehr gati që nuk ka fare.

Oberstleutnant Ulrich Kirsch bei Pressekonferenz Bundeswehrverband

Ulrich Kirsch- Kryetari i sindikatave të ushtarëve

Edhe Ulrich Kirsch, kryetari i sindikatave të ushtarëve konfirmon këto të dhëna. "Kam bërë edhe unë përvoja të këqija dhe jam kërcënuar personalisht prej tyre", deklaroi ai për WDR-in. Por Kirsch nuk do të japë detaje lidhur me kërcënimet. Sipas Rainer Arnold, zëdhënës për mbrojtje i SPD-së, Bundeswehri me të vërtetë ka një "fuqi tërheqëse" për ekstremistët e djathtë. Por këto janë të patolerueshme. "Ne duam të kemi njerëz me uniforma të cilët e kuptojnë dhe mbrojnë demokracinë tonë. Ndaj është me rëndësi të kuptohet se MAD po i ndjekë këto raste", shpjegon ai.

400 ekstremistë


Numri i lartë i ekstremistëve dhe incidentet në Bundeswehr gjatë vitit 2012 është edhe më i rëndësishëm, kur dihet se në pesë vitet e fundit janë zbuluar mesatarisht vetëm 40 ekstremistë. Zëdhënësi i Bundeswehrit Ludger Terbrüggen thotë se nuk mund të jap të dhënat e 10 viteve të fundit, sepse të dhënat fshihet pas pesë vitesh. Ndërkohë që ushtria nuk jep as të dhënat e sakta të incidenteve, për shkaqe sigurie. "Por pohimet se numri i ekstremistëve është shtuar për shkak të lëshimeve gjatë procedurës së pranimit, nuk janë të vërteta", pohon ai. Procedura nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit, shpjegojnë autoritetet.

Deutschland Eröffnung Gemeinsame Extremismus- und Terrorismusabwehrzentrum GETZ in Köln

Qendra e re për mbrojtjen nga terrorizmi dhe ekstremizmi në Gjermani/GETZ në Këln

Nuk mund të flitet as për përkatësinë e tyre në shtresa të caktuara sociale. "Personat që kanë lidhje me ekstremizmin e djathtë vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë", pohon zëdhënësi Terbrüggen në një intervistë për Deutsche Wellen.
Por ka disa të dhëna të çuditshme: tek 400 personat e dyshuar, dhe 40 ekstremistët e dëshmuar, shikuar nga të dhënat statistikore, secili prej tyre ka rënë në sy të paktën dhjetë herë. Sjellja e disa personave ka qenë vetëm në disa raste problematike, ndërsa tek të tjerët është përsëritur më shpesh. I ngarkuari me çështje të ushtrisë në Qeverinë gjermane, Helmut Königshaus (FDP), nuk ishte në dispozicion për ndonjë deklaratë, por nga zyra për shtyp thonë se këto gjëra duhet të shpjegohen brenda Bundeswehrit.

MAD kërkon që të konsultohet më shumë


Shërbimi sekret ushtarak  (MAD) mund të fillojë procedurat kundër personave të dyshuar, vetëm kur një person ka veshur uniformën. Por shefi i MAD Birkenheier mendon se duhet të ketë mundësinë që të veprojë edhe më parë.

Bundeswehrsoldat im Norden Afghanistans bei Angriff getötet

Ushtarë të Bundeswehr-it në veri të Afganistanit

Eksperti i socialdemokratëve Rainer Arnold mendon se ky nuk ëshë ndonjë propozim i mirë. "Mendoj se nuk është mirë nëse MAD fiton të drejtën të veprojë tek personat civilë, sepse për këtë kujdeset Mbrojtja Kushtetuese."

Ushtria në vendet demokratike janë "pasqyra e një shoqërie", shpjegon Stefan Hansen, drejtor i Institutit për Politikë të Sigurisë në Kiel. Sipas një studimi të Fondacionit Friedrich-Ebert në vitin 2012 rreth nëntë përqind e qytetarëve kanë qenë të informuar me aktivitetet e ekstremistëve. Ekspertët thonë se edhe tani bëhen kontrolle dhe mblidhen prova për përzierjen e personave në aktivitetet ekstremiste. Ndaj ushtria nuk cënohet nga ndonjë përfshirje masive e qarqeve ekstremiste në radhët e saja.