1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ekstremizmi i djathtë në fshat

Ata quhen "kolonë nacionalistë" dhe depërtojnë në zonat rurale Neonazistët në fshat angazhohen në klubin sportiv dhe te zjarrfikësit dhe përpiqen të përhapin propagandën përtej gardhit të shtëpisë.

Për Barbara Karsten dhe partnerin e saj Knut të rinjtë, që kishin hyrë në shtepinë pranë, përpiqeshin të linin përshtypje të mirë. "Na sillnin vezë dhe qumësht dhie", kujton 67 vjeçarja nga fshati Wibbese në Niedersachsen. Por pastaj ajo u çudit. Një tatuazh me shqiponjen e Rajhut, një helmetë e Wehrmachtit kur i jepte motorit, të gjitha këto nuk ishin pa gjë. Kur ajo dhe partneri i saj donin t'i paralajmëronin të tjerët në fshat, fillimisht nuk u mbështetën. Dhe pastaj erdhi edhe një familje e tillë nacionaliste, folklorike.

Rasti në Wibbese është një nga rastet e shumta. Në tetë nga 16 landet gjermane, sipas një studimi të fondacionit Amadeu-Antonio, të kryer me porosi të ministrisë së Brendshme, ka projekte të ngulitjes "së familjeve nacionaliste". Kjo është një temë e re për studjuesit e ekstremizmit dhe për sociologët. Shifra të sakta nuk ka. Me kërkesë të Bundestagut këtë çështje duhet ta ndjekë mbrojtja e kushtetutës. Megjithatë qeveria gjermane në qarkoren 17/14635 konstaton se ekstremizmi i djathtë në përgjithësi është më shumë një fenomen i zonave rurale

Knut Jahn und Barbara Karsten nga Wendland kanë fqinj ekstremistë të djathtë

Knut Jahn und Barbara Karsten nga Wendland kanë fqinj ekstremistë të djathtë

Neonazista të modës

"Është një lëvizje tmerruese ajo që konstatojmë prej vitesh", thotë autorja e studimit "Kolonët nacionalistë në zonat rurale", Anne Schmidt. Ekstremistët e djathtë me tendenca folklorike vendosen qëllimisht në zonat pak të populluara, për të jetuar të papenguar larg nga qytetet projektin e jetës së tyre dhe për t'i edukuar fëmijet me një ideologji të praprambetur. "Botëkuptimi i tyre për jetën shkon prapa në mentalitetin racist antisemit të lëvizjes folklorike të filllimit të shekullit të 20-të", pohon Schmidt. Aty nuk ka vend për të qenë i hapur ndaj botës dhe diversitetit. Por kolonët paraqiten si apolitikë dhe të parrezikshëm. Përveç kësaj tek të djathtët e fshatit gjen shumë pika lidhjeje me lëvizjet ezoterike dhe ekologjiste, si dhe me mbrojtjen e kafshëve, konstaton autorja. "Mënyra e tyre e jetësës është në modë.

"Fqinji arriti pastaj të blinte shtëpinë tjetër pranë nesh, tani ne jemi të rrethuar dhe kemi frikë se do të vijnë më shumë", thotë Knut Jahn. "Ne nuk duam që fëmijët dhe nipërit tanë të rriten me një fantazmë ngjyrë kafe." Që kur ai dhe Barbara Karsten janë pozicionuar në fshat kundër të djathtëve ekstremë, nuk ka më gjeste miqësie nga të rinjtë. "Ata përpiqen të na shkatërrojnë me procese penale dhe Barbaran e kanë kërcënuar."

Racist me zorrën e zjarrfikësit

Ute Seckendorf drejton iniciativën Të qendrojmë bashku duke marrë pjesë

Ute Seckendorf drejton iniciativën: "Të qendrojmë bashku duke marrë pjesë"

Kolonët e djathtë në fshatra fitojnë paratë e tyre si fermerë, mami dhe artizanë dhe angazhohen me shumë energji në klubet sportive dhe te zjarrfikësit. Pikërisht në fshat, ku është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë, me qëllim që komuniteti të funksionojë, është e lehtë që në këtë mënyrë të integrohesh mirë dhe fort . Pastaj propaganda vjen rastësisht përtej gardhit të kopshtit, ose një birre në festën e fshatit. "Çfarë mund të bëni kundër një anëtari të zjarrfikësve, që merr pjesë në çdo detyrë, nuk i shmanget asnjë shërbimi, por që mendon se duhet ruajtur e pastër raca gjermane?", pyet Ute Seckendorf, drejtuese e nismës "Rezistencë përmes pjesëmarrjes". Ajo këshillon vigjilencë dhe që të ngrihet zëri, kur është fjala për agjitacion të djathtë. Nisma e saj është që të përgatisë këshilltarë për demokracinë në zonat rurale dhe të japë ndihmë për të argumentuar kundër parullave naziste. "Më e mira ndoshta është, në qoftë se në statutin e shoqatës shkruhet, se ajo angazhohet për diversitet dhe tolerancë, pastaj ekstremistët e djathtë nuk vijnë aspak', këshillon Seckendorf.

Barbara Karsten dhe Knut Jahn kanë gjetur rrugën e tyre për t'u pozicionuar kundër fqinjëve nacionalistë. "Ne po ndërtojmë një pikë informative në oborrin e shtëpisë sonë," thotë Jahn. Atje do të vendosim materiale informuese në lidhje me lëvizjen e ngulimeve të ekstremistëve dhe një "atlas të pikave kafe", që jep informacion në lidhje me shpërndarjen e tyre. "Rruga demokratike është që të sqarojë." Jahn shpreson se në këtë mënyrë do t'u ngrejë nervat me të vertetë fqinjëve të tij dhe është i kënaqur me suksesin e tij të parë: "Një familje prej tyre është larguar!"