1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ekstremizëm i djathtë në Bullgari?

Që prej fillimit të viteve 90-të nacionalizmi në Bullgari ka zënë dimensione të dukshme në politikë dhe shoqëri. Akte të dhunshme me motive raciste ndodhin përditë. Qeveria bën pak për t`i ndaluar.

Ekstremizmi i djathtë në Sofia, partia Attack

Ekstremizmi i djathtë në Sofia, partia Attack

Huliganë futbolli rrahin të rinj roma pas ndeshjes. Një refugjat afgan rrihet për vdekje, vetëm se ka lëkurë me ngjyrë. Pas një aksioni proteste të partisë ekstremiste të djathtë "Ataka" kundër altoparlantëve të një xhamie zhvillohen përleshje të dhunshme midis idhtarëve të partisë dhe besimtarëve myslimanë. Idhtarë të një partie tjetër ekstremiste të djathtë dhe huliganë futbolli sulmojnë një shtëpi lutjeje të "Dëshmitarëve të Jehovait" dhe rrahin vizitorët e saj. Këto janë vetëm disa incidente që kanë ndodhur vitin e fundit në Bullgari. Shkallëzim shqetësues dhune kundër pakicave etnike dhe fetare, vëren seksioni bullgar i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njerit.

Fenomeni nuk është i ri

Nacionalisti Volen Siderov

Nacionalisti Volen Siderov

Nacionalizmi racist dhe kundër të huajve nuk është fenomen i ri në Bullgari. Ai është ngjallur pak pas shpërbërjes së regjimit komunist në fund të 1989, thotë Krassimir Kanev, president i Komitetit të Helsinkit. Që prej fillimit të viteve 90-të janë krijuar grupe ekstremiste të rinjsh, si për shembull Skinheads, të cilët mbajnë përgjegjësi për shumë akte të dhunshme që kanë motive raciste. "Por shteti nuk ka reaguar si duhet ndaj kësaj lloj dhune. Sa i përket kësaj, ekziston edhe një gjykim i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut kundër Bullgarisë," thotë Kanev.

Bullgaria u dënua në vitin 2007, sepse në një rast vrasjeje të një romi ka zvarritur hetimet dhe nuk ka marrë parasysh motivet raciste. Aktet e dhunshme me motive raciste shihen nga autoritetet shpesh si "Roëdytum" ose madje si plagosje "normale", akuzon edhe Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (EKRI).

Faktor i rëndësishëm politik

Mbledhje e Ataka-s

Mbledhje e "Ataka"-s

Që prej kthesës demokratike, nacionalizmi ka dimensionin e vet të madh edhe në politikë thotë Krassimir Kanev:

" Kur më 1991 Asambleja kushtetuese ishte mbledhur brenda, jashtë protestonin para ndërtesës idhtarë të partisë ekstremiste "Partia Nacional-Radikale e Bullgarisë" protestonin me parrulla kundër përfaqësimit në parlament të pakicës turke." Kjo parti raciste nuk gjeti përhapje të madhe, vetëm sepse temat i tyre nacionaliste i përdorin partitë e mëdha politike, mendon Kanev.

Presion nga BE

Vetëm kur pranimi në BE filloi të afrohej, partitë e mëdha "i pastruan" radhët e tyre nga elementët nacionalistë, mendon Kanev. Socialistët dhe konservatorët bullgarë donin të pranoheshin në ligat evropiane partiake. Prej presionit të jashtëm ato bënë ndryshime. "Në këtë mënyrë lëvizjeve nacionaliste iu dha hapësirë e lirë. Në vitin 2005 lindi partia ekstreme "Ataka", e cila është edhe më radikale se Partia e lirë austriake (ÖFP) e drejtuar nga Jörg Haider, i cili tashmë ka vdekur", thekson sociologu.

Në fushatën elektorale kryetari i partisë Volen Siderov doli me parrullat: " Ciganët e dënuar në kampe pune!" dhe "Bullgaria e bullgarëve". Dy muaj pas krijimit të saj, "Ataka" arriti të kthehej forca e katërt e parlamentit. Që atëherë ajo përdor gjithnjë parrulla që nxisin urrejtjen kundër pakicave fetare, etnike dhe seksuele duke provokuar me aksione të ndryshme. Një deputet i Ataka-s guxoi madje në Bruksel të ofendonte një koleg romë nga Hungaria. 'Ataka' është kritikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës, EKRI.

Ende pa rrezik për shtetin

Lieberalët e etabluiar dhe partitë demokratike janë të dobta për të qenë në gjendje të luftojnë kundër tyre, mendon meint Daniel Smilov, politolog dhe analist i organizatës joqeveritare 'Qendra për strategjittë liberale". "Aktualisht e gjithë klaca politike nuk është rezistence kundër ideve nacionaliste." Megjithatë partitë nacionaliste nuk përbëjnë ende rrezik serioz për shtetin. Megjithatë, njeriu nuk duhet të jetë aq i sigurt, mendon Smilov: "Shumë vetë mendojnë se meqenëse jemi në BE dhe kemi arritur një stabilitet të caktuar, sistemi është i fortë sa duhet për të përballuar dobësi të caktuara".

Ekstremizëm i djathtë në Bullgari

Ekstremizëm i djathtë në Bullgari

Edhe nga ana e shoqërisë civile nuk është duke u bërë aktualisht rezistencë, sepse ajo nuk është pjekur ende, mendojnë ekspertët. Megjithatë, prej vitesh organizohen manifestime kundër dhunës së djathtë. Kjo tregon se në Bullgari është duke u krijuar një kulturë demokratike, mendon sociologia Svetla Entcheva nga "Qendra për kërkimet demokratike".

Autor: Blagorodna Grigorova/ Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica