1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ekstradim për hir të sigurisë publike

Gjermania mund t'i dëbojë edhe nënshtatsit turq, që jetojnë për një kohë të gjatë këtu, në rast se kjo i shërben ruajtjes së sigurisë publike.

Turqit e lindur në Gjermani gëzojnë mbrojtje prej ekstradimit, por ata mund të dëbohen në rast se kjo i shërben sigurisë publike.

Turqit e lindur në Gjermani gëzojnë mbrojtje prej ekstradimit, por ata mund të dëbohen në rast se kjo i shërben sigurisë publike.

I riu i burgosur qysh prej katër vjetësh gjatë gjithë procesit dukej i qetë, i butë, shpesh me një mimikë të qeshur, me flokët e lyera me xhel dhe i veshur krejt në të bardha. Në kohën e kryerjes së krimit turku i lindur në Gjermani ishte 18 vjeç. Ai kishte një motër gjashtë vjet më të madhe, së cilës i kish marrë pasportën dhe çelësin, për ta penguar atë, që të vazhdonte të takohej me të dashurin e saj të ri. Takimet e saj shkelnin nderin e familjes, pasi ajo nuk ishte ndarë nga i fejuari.

Dyzet goditje me thikë

Në përpjekje për të hyrë në kontakt me shokun e ri të së motrës, ky i fundit i thotë atij: "zhduku ti vogëlush!". Mjaftoi vetëm kaq dhe djaloshi turk e goditi shokun e së motrës dyzet herë me thikë. Këtë ai e bëri nga indinjata, nga krenaria e cënuar dhe për shkak të nderit të familjes, kështu argumentoi gjykata duke e dënuar atë me nëntë vjet si minoren. Këshilli rajonal pas kësaj udhëzoi dëbimin e të riut turk nga Gjermania dhe ekstradimin e tij në Turqi. Ky apeloi dhe të martën (05.08) Gjykata Administrative e Shtutgartit e rëzoi kërkesën e apelit duke lënë në fuqi udhëzimin e këshillit rajonal.

Gjykata: Asnjë disavantazh prej ekstradimit në Turqi

Tri çështje u përpoq të sqarojë gjykata. Sa të forta janë lidhjet e djalit me Gjermaninë dhe me Turqinë? Ai nuk ka miq e të njohur në Turqi, sepse në atdhe ka qenë vetëm dy herë me pushime. Nga ana tjetër në Gjermani ai dëgjon muzikë tradicionale turke, është tifoz i Turqisë. Në argumentimin e vendimit thuhet tani, se paditësi nuk ka ndonjë disavantazh po të ekstradohet në Turqi.

Argumentat e psikolgëve nuk e bindin gjykatën

Çështja e dytë e rëndësishme ishte rreziku i përsëritjes së krimit. Kjo pasi vetëm nëse ekziston rreziku që krimi të përsëritet mund të lejohet ekstradimi mbi bazën e ligjit të BE-së. I qetë dhe me një gjermanishte të pastër djali i ri tha, se i vjen turp për krimin që ka kryer, se ky veprim nuk i hiqet nga mendja dhe i shfaqet çdo ditë e çdo natë në ëndërr. Psikologët e burgut nuk shohin rrezik përsëritjeje, madje ata nuk e kanë futur atë në stërvitjet kundër agresivitetit, sepse një gjë të tillë nuk e kishte të nevojshme. Por ky argument nuk e bindi Gjykatën Administrative të Shtutgartit. Ajo shprehu dyshime të forta, nëse djali është shkëputur prej përfytyrimeve të tij tradicionale mbi nderin.

Pika e tretë që shqyrtoi Gjykata Administrative ishte çështja, nëse nënshtetasi turk i lindur në Gjermani duhet të trajtohet si nënshtetas i BE-së. Kjo çështje nuk është e sqaruar në instancat e larta të drejtësisë. Shumica e juristëve mendojnë, se jo. Shtetasit e BE-së, të cilët jetojnë më gjatë se dhjetë vjet në Gjermani, mund të ekstradohen vetëm, nëse ata cilësohen si terroristë. Edhe turqit e lindur në Gjermani gëzojnë mbrojtje prej ekstradimit, kjo mbi bazën e marrëveshjes së asociimit mes BE-së dhe Turqisë.

Interesat private peshojnë më pak se interesi publik

Sipas Gjykatës Administrative të Shtutgartit mbi mbrojtjen nga ekstradimi mund të vendoset sipas rastit mbi bazën e vullnetit të mirë. Në rastin aktual interesat private të të riut turk do të peshonin më pak nga ato të interesit publik për sigurinë. Pas shlyerjes së dënimit turku tashmë mund të ekstradohet. Për sqarimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtën evropiane gjykata lejoi të drejtën e apelimit.

  • Data 05.08.2008
  • Autor Thomas Welzig
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Er8T
  • Data 05.08.2008
  • Autor Thomas Welzig
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Er8T