1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Eksporti i armëve gjermane - Të pathënat në raport

Raporti për eksportin e armëve paraqet shumë detaje. Por jo të gjitha. Ndaj nuk dihet se prej nga erdhën armët gjermane në duart e rebelëve në Libi.

Nachbildungen von Panzern mit der Aufschrift Riad 2012? und Damaskus 2011 stehen am Mittwoch (06.07.11) in Berlin waehrend einer Protestaktion von Aktivisten des Kampagnetzwerks Campact gegen Waffenexporte in Sichtweite des Reichstages. Die Bundesregierung will in der Debatte ueber den Verkauf deutscher Panzer an Saudi-Arabien weiterhin keine Stellungnahme abgeben. Regierungssprecher Steffen Seibert verwies am Mittwoch in Berlin darauf, dass nach der Geschaeftsordnung des zustaendigen Bundessicherheitsrats die Mitglieder des Gremiums an die Geheimhaltungsvorschriften gebunden seien. (zu dapd-Text) Foto: Michael Gottschalk/dapd

Protest gegen Waffenexporte

Pse i gjejmë githnjë e më shumë armët e prodhimit gjerman në rajonet e krizave? Qeveria gjermane pohon se në eksportin e armëve ka një qëndrim "restriktiv", me qëllim që të evitojë eksportin e armëve në rajonet, ku nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe ku ka një potencial të lartë konflikti. Në fakt, në Gjermani çdo eksport i armëve duhet të bëhet me leje.

Por pavarësisht kësaj rebelët e Libisë kanë luftuar në vitin 2011 me armë moderne gjermane kundër diktatorit të vrarë Muammar al Gaddafi. Por si kanë mbërritur këto armë në këtë vend? Është e pamundur që armët G36 të kenë qenë pjesë e kontigjentit të ushtrisë gjermane. Bundeswehr (ushtria gjermane) pohon se i asgjëson tepricat e armëve të kalibrit të vogël. Edhe eksportuesit gjermanë pohojnë se kurrë nuk kanë eksportuar armë në Libi.

Kontrolli i të dhënave në raport

Kush ka shpresuar se për këto gjëra do të gjejë më shumë informacione në raportin për eksportin e armëve, është zhgënjyer. "Raporti nuk jep kurfarë të dhënash për sipërmarrjet eksportuese, llojet e armëve, kohën dhe në cilin vend kanë shkuar këto armë", konstaton Jan Grebe, nga Qendra Ndërkombëtare për Komunikim në Bon. Raporti për eksportin e armëve është një përmbledhje abstrakte e lejeve për eksport. Në dokument jepet lista e vendeve, për të cilat është dhënë leja e eksportit. Aty nuk thuhet asgjë nëse me të vërtetë eksportet janë realizuar sipas sasive të parashikuara. Automjetet ushtarake, pjesët rezervë, pjesët e elektronikës, armët, municionet dhe materialet e tjera usharake radhiten në 20 kategori të përgjithësuara.

Qeveria: Raporti është plot detaje

Qeveria gjermane ka një mendim tjetër. "Në raportin vjetor për eksportet e armëve qeveria ka paraqitur të dhëna të detajuara për lejet e eksportit dhe gjërat e tjera", kumtoi Ministria e Ekonomisë, e cila është përgjegjëse për këtë raport. Në pyetjen e Deutsche Welle-s, pse në raport nuk jepen të dhënat për firmat që kanë eksportuar armë, Ministria u përgjigj: "Paraqitja e emrave të sipërmarrjeve nuk lejohet për shkak të mbrojtjes së të dhënave."

Por jo vetëm sipërmarrjet gjermane shesin armë në mbarë botën. Edhe qeveria bën tregti me prodhime nga repartet e ushtrisë. As në këtë çështje nuk jepen shpjegime të shumta në raport. Për këtë jepen vetëm disa fjali dhe shembuj të përzgjedhur.

Kampfpanzer Leopard 2 A4 während einer Militärübung, Objekte; 2002 , Lehrvorführung der Kampftruppenschule Münster , Bundeswehr , Armee , Heer , Gefechtsfahrzeuge-Lehrübung , Gefechtsfahrzeug , militärische Übung , Militärübung , Manöver , Panzertrupp , Panzertruppe , A 4 , Panzer; , quer, Kbdig, Einzelbild, Freisteller, Fahrzeuge, Deutschland, Aktion, Militaer, Staat, Ohne, Niedersachsen

Tank luftarak gjerman i tipit Leopard 2 A4

Bundeswehr ka shitur kontigjente të vjetra

Por ka të dhëna të sakta për shitjen e armëve nga Bundeswehr-i. Nga dokumentet shihet se ushtria ka shitur për shembull në vitin 2011 pajisje ushtarake në vlerë prej rreth 11 milionë euro. Ajo ka shitur automjete, municion dhe tanke në Bazil, në Danimarkë, në Kanada, në Suedi dhe në vende të tjera. Në vitin 2010 Gjermania i ka shitur Turqisë 56 tanke lufarake "Leopard 2A4", për më shumë se 13 milionë euro. Lista e eksporteve gjermane gjatë viteve të kaluara është e gjatë: automjete, avionë, anije, tanke, material mjeksor, municion etj. Sipas raportit, pajisjet që janë hequr nga përdorimi në ushtrinë gjermane janë dërguar në një vend evropian dhe në një vend të Amerikës Latine.

Të adhurat nga këto shitje derdhen në buxhetin federal. E veçanta është që Ministria e Mbrojtjes vet ua jep lejet autoriteteve të saj për shitjen e armëve. Sipërmarrjet duhet të paraqesin kërkesa tek zyrat përgjegjëse federale, ku duhet të paraqesin edhe dokumente dhe shpjegime të shumta. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes nuk e ka këtë problem.

Procedura për lejet thuajse e paqartë

Eksperti për armët Grebe, thotë se procedura për lejet nuk është tepër e qartë. "Njëkohësisht qeveria federale ka bërë të qartë në një përgjigje ndaj një pyetjeje në parlament se qëllimi është që me shjitjen e pajisjeve ushtarake të derdhen sa më shumë para në buxhet. Ndaj mund të mendohet se në rastet e lejeve nuk janë të gjitha gjërat e qarta deri në fund", mendon Grebe.