1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Eksportet gjermane në hijen e Kinës

Tregtia e jashtme gjermane tregohet megjithë krizat ndërkombëtare rezistente. Por edhe nëse bilanci flet për shifra të reja rekord, përfaqësuesit e degëve të ndryshme të ekonomisë tregohen të pakënaqur.

Eksportet gjermane

Eksportet gjermane

Megjithë krizat ndërkombëtare, ekonomia gjermane mund të tregohet e kënaqur për rritje të qartë në tregtinë e jashtme. "Në përgjithësi, eksportet në tre tremujorët e parë u rritën me 3,5 përqind, ndërsa importet me 2,3 përqind," thotë Presidenti i Shoqatës Federale të Tregtisë me shumicë, Tregtisë së Jashtme, Shërbimeve (BGA), Anton Börner. Zhvillimi i përgjithshëm i ekonomisë botërore është pozitiv, çmimet e energjisë janë të ulëta. Kjo ofron nxitje. Por megjithatë Börneri tregohet skeptik. "E pyesim veten, nëse Gjermania do ta ruajë pozicionin e saj në ekonominë botërore dhe do të marrë pjesw në zhvillimet pozitive."

Teknika e zhvilluar

Teknika e zhvilluar

Për ta bërë edhe më të qartë seriozitetin e gjendjes, BGA tërheq vëmendjen në sukseset ekonomike të Kinës. Vendi aziatik i shfrytëzon kushtet e përshtatshme kuadër në ekonominë globale me sa duket më mirë se Gjermania. Kështu, pjesa gjermane në tregun botëror midis viteve 2003 dhe 2013 ra nga 9,9 në 7,7 përqind. Ndërsa pjesa e Kinës përkundrazi u dyfishua në 11,7 përqind. Edhe SHBA kanë humbur terren, por megjithatë rënia nga 9,6 në 8,4 përqind nuk është kaq e thellë. Shoqata e Tregtisë së Jashtme ka shpresa se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë TTIP mund të sjellë këtu impulse të reja. "Të gjitha studimet serioze thonë se fitimet do të jenë të dukshme", thotë Börner.

Analiza e situatës aktuale ofron një pamje jo të unifikuar. Veçanërisht në tregti me vendet në ekspansion ka rënië, paralajmëron Börner. Rreze drite janë vetëm eksportet për në Kinë. Në gjysmën e parë të vitit 2014, ato u rritën me 11 përqind, pra në një mënyrë të dukshme. Përndryshe rëndësi për sipërmarrjet gjermane kanë fituar sërish shtetet e Bashkimit Evropian. Eksportet në Portugali u rritën me 11,2 përqind dhe në Spanjë me 9,4 përqund. Po edhe Polonia (10 përqind) dhe Hungaria (13,2 përqind) sollën rritje të papritur.

Rënie nga kriza e Ukrainës

Eksportet gjermane në Rusi

Eksportet gjermane në Rusi dhe kriza në Ukrainë

Humbje të mëdha dhe jo shpresa të mëdha për rritje në vëllimin tregtar konstaton Börner në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën. "Konflikti nuk është flakë kashte", paralajmëron Presidenti i BGA. Kriza midis dy vendeve ka bërë që shkëmbimi i mallrave me Rusinë të pakësohet me një të tretën. Sanksionet ekonomike, që vendosi BE qenë të dhimbshme për sipërmarrjet gjermane dhe i rëndojnë marrëdhëniet me partnerët tregtarë.