1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Eksporte armësh nga Gjermania

Eksportet e armëve shoqërohen në Gjermani rregullisht me kritika të ashpra. Në të kaluarën Gjermania ka qenë e përmbajtur në politikën e eksportit të armatimeve.

Pas njoftimeve se Arabia Saudite ka shprehur përsëri interes për të blerë armatime gjermane, opozita i kërkoi kancelares që t'i japë fund eksportit të armëve në rajone të pasigurta. 

Arabia Saudite kërkon të blejë nga Gjermania njëqind tanke të tipit "Boxer" dhe për këtë kërkesë është diskutuar javën e kaluar në një takim të fshehtë të Këshillit Federal të Sigurimit. Gjithësesi marrja e një vendimi mbi kërkesën u shty për vitin e ardhshëm.

Eksportet e armëve në Arabinë Saudite shoqërohen rregullisht me kritika të ashpra për shkak të situatës së të drejtave të njeriut dhe shtypjes së hapur të grave atje. Sipas raportit për eksportin e armëve për vitin 2011, Arabia Saudite renditet e dymbëdhjeta në listën e importuesve më të mëdhej të armatimeve gjermane.

Opozita e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe E Majta e paralajmëroi qeverinë ndaj një marrëveshjeje të re armësh me Arabinë Saudite. Kancelarja Angela Merkel (CDU) duhet t'I japë fund "eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake në rajone të paqëndrueshme dhe shtete autoritare" kërkuan socialdemokratët.

Berlin/ Die Generalsekretaerin der SPD, Andrea Nahles, gibt am Samstag (24.11.12) im Willy-Brandt-Haus in Berlin vor Beginn eines Parteikonvents der SPD ein Pressestatement. Die SPD will auf dem nichtoeffentlichen Parteikonvent unter anderem ihr neues Rentenkonzept beschliessen. (zu dapd-Text) Foto: Adam Berry/dapd

Andrea Nahles

Sekretarja e Përgjithshme e SPD Andrea Nahles tha se për shkak të acarimit të krizës në Lindjen e Mesme eksportet e armëve në Arabinë Saudite janë "të papërgjegjshme". Eksperti i SPD-së për politikën e jashtme Gernot Erler tha se "tanket gjermane nuk kanë se ç'kërkojnë në shtete autoritare, aq më tepër kur ato mund të përdoren kundër demonstruesve."

Kryetarja e të Gjelbërve Claudia Roth e akuzoi Merkelin se "bëhet mike me shkelësit e të drejtave të njeriut dhe fundamentalistët militantë".

Edhe ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Gensher (FDP), e kritikoi politikën liberale gjermane të armatimit. "Në retrospektivë përmbajtja gjermane në politikën e eksportit të armatimeve rezulton se ka qenë e saktë dhe ne duhet t'i përmbahemi kësaj politike" tha Gensher. Për vitin 2012 qeveria federale nuk ka publikuar shifra mbi eksportet e armëve.

Mit seinen Akten unter dem Arm betritt Regierungssprecher Steffen Seibert am Mittwoch (05.09.2012) zu Beginn der Kabinettssitzung im Bundeskanzleramt in Berlin den Konferenzsaal. Die Mitglieder der Bundesregierung beraten u.a. über den nationalen Radverkehrsplan 2020. Foto: Wolfgang Kumm dpa/lbn

Steffen Seibert

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se sipas mendimit të qeverisë gjermane Arabia Saudite është një faktor stabiliteti në rajon dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Ai përmendi me vlerësim rolin e Arabisë Saudite për zgjidhjen paqësore të krizës në Jemen.

"Boxer" është një ndër automjetet luftarake më të përparuara në botë. Ai përdoret nga Bundeswehr në Afganistan si autoblindë për transportimin e trupave. Arabia Saudite ka treguar në të kaluarën interes për tanket gjermanë "Leopard".