1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Ekspertja për reklamën: Martina Kiphardt

Të punosh në marrëdhëniet me publikun do të thotë të kesh pak kohë, të qeshësh dhe të komunikosh mirë. Martina Kiphardt është 36 vjeç, eksperte për reklamat nga Esseni. Ajo ka sukses në punë.

default

Martina Kiphardt

Lokali "Fietes" në Hattingen pranë Essenit është shtëpia e dytë për Martina Kiphardt. Në 20 vitet e fundit ajo ka krijuar aty një rreth të gjerë miqsh. "Kur kam qenë 15 vjeç, kam ardhur për herë të parë këtu dhe kam pirë një tas kakao me qumësht, jam ulur në qoshe dhe kam qenë shumë krenare, që ndodhesha këtu, tregon Kipphardti për lokalin më të preferuar në pjesën e vjetër të qytetit Hattingen. "Pastaj erdhi dita, kur nëna ime më tha: Po deshe të blesh më shumë xhinse dhe rroba firmato, atëherë duhet të shkosh të punosh."

MaKiF1

Kështu lokali „Fietes" ka qenë vendi i parë i saj i punës. Ndërkohë ajo është bërë këshilltare e mirë e marrëdhënieve me publikun, por ende shkon atje, për të biseduar me njerëz nga më të ndryshmit. Në banakun e lokalit zënë vend pranë njëri-tjetrit avokati dhe rritësi i kuajve, i papuni dhe dizenjatori. Martina Kiphardt shkon atje për të biseduar për gjëra, që nuk kanë të bëjnë me profesionin e saj, pi cigare, birrë, apo lëng molle të gazuar.


Çelësi për apartamentin e saj të dytë

Si frekuentese e rregullt, kamariere e dikurshme dhe mike e mirë e të zotit të lokalit, Martina Kiphardt ka disa privilegje. Kështu p.sh. ajo ka një çelës të vetin. Kjo është gjë e mirë jo vetëm për të, por edhe për Fiete-n, për pronarin. "Nëse ai humbet të tijin, mund të vijë e të kërkojë çelësin tim", thotë Kiphardti duke buzëqeshur. "Ndihem mirë, kur e di se për aparamentin tim të dytë kam edhe një çelës."

MaKiF2

Ndryshe nga qilimat e errët dhe tavanet prej druri të „Fietes“ apartamenti i parë i Martinës është i thjeshtë, me dritë dhe i mobiluar sipas modës. As për njërën dhe as për tjetrën dhomë ndënjeje ajo nuk ka shumë kohë, sepse puna në një agjensi për marrëdhëniet publike në Essen i merr asaj shumë kohë. Aty pushimi pas punës është luks dhe nuk është i vetëkuptueshëm.

Klientët e Kiphardt-t arrijnë nga lokali „Fietes“, te ekipi i futbollit i kategorisë së parë Shalke 04, deri te furnizuesit me energji, dhe te sektori i turizmit.

MaKiA3

Flet shumë – por kurrë gjëra të kota !

Si në profesion ashtu edhe në jetën private Kiphardt-it i përlqen të bisedojë shumë. Por ajo që thotë, zë gjithmonë vend. "Unë kam një parim: Kur them diçka, atëherë edhe e mbaj", thotë Kiphardt për vetveten. "Pikërisht këtu në profesionin tim, kur u premtoj diçka klientëve, atëherë edhe e mbaj fjalën." Korrektësia është për të një virtyt i vërtetë gjerman.

Virtytet e Martina Kiphardt-it e kanë bindur edhe shefin e saj, Hubert Claves. Në fillim, në periudhën e provës, atij i dukej se ajo punonte me shumë sforcim. Sot Kiphardti është tek ai drejtuese ekipi. Ajo gjithmonë dukej shumë e preokupuar, thotë Claves e shton: „Pas periudhës së provës kemi diskutuar për këtë. Biseda ishte shumë konstruktive. Ajo i mori çështjet shumë seriozisht dhe kjo më ngeli në mend."

MaKiA4

„Një tip impulsiv“

Përshkrimi, që Martina Kiphardt i bën vetvtes, është një „tip shumë impulsiv“. Preferencat e saj muzikale e pasqyrojnë shumë mirë këtë. Ata shkojnë nga Mozarti deri tek Marilyn Manson. "Rrugës për në zyrë dëgjoj në makinë muzikë pak agresive, për t'u zgjuar", tregon Kiphardti, "ndërsa rrugës për në shtëpi, mund të dëgjoj edhe balada."

Pastaj, nëse shkon tek shoku i saj në banesën e përbashkët, apo në "Fiete" në dhomën e dytë të ndjenjës, e vendos sipas dëshirës.

A do të dëshironit edhe ju një dhomë të dytë ndenjeje si Martina Kiphardt?

Autorin: Kate Bowen/ Ina Verbica

Redaktion: Auron Dodi

WWW Linke

Audio dhe video për temën

  • Data 27.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lszn
  • Data 27.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lszn