1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Marc Weller: „Shtetësia e Kosovës është realitet“

Gazeta „Süddeutsche Zeitung“ në numrin e së enjtes (22.07) boton një intervistë me ekspertin e së drejtës ndërkombëtare nga Hamburgu, Marc Weller, i cili jep leksione në Universitetin e Cambridge-t

Flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës

Lidhur me vlerësimin që pritet të shpallë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë, Weller i cili është edhe autor i një studimi mbi pavarësinë e Kosovës mendon, se „zgjidhja e çështjes së statusit është realizuar në kuadër të procesit të bisedimeve të OKB-së. …Në procesin e bisedimeve kanë qenë të involvuar edhe rusët. Por Moska fazën e fundit të bisedimeve pengoi duke kërcënuar me veto pranimin e propozimit në Këshillin e Sigurimit. Ndërkohë Kosova është njohur nga 69 shtete. Ndër to janë edhe SHBA-ja, 22 vende të BE-së si dhe disa shtete afrikane dhe arabe. Shpallja e pavarësisë nga Parlamenti i Kosovës u bë në marrëveshje me shtetet më me influencë të Perëndimit.”

I pyetur nëse Serbia me manovrën juridike ka penguar njohjet e mëtejshme të Kosovës, eksperti Weller thekson: “Shumë shtete vendimin për njohjen e Kosovës e kanë shtyrë deri në prezantimin e vlerësimit të GJND-së. Nuk mund të pritet që gjyqtarët të argumentojnë shprehimisht kundër pavarësisë, sepse shtetësia e Kosovës është realitet. Këtë GJND-ja nuk mund ta injorojë.”

Përsa i përket çështjes, se si do të reagojë Serbia ndaj vendimit të gjykatës, eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Marc Weller në intervistën për “Süddeutsche Zeitung” thekson: “Serbia do të përpiqet në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të arrijë një rezolutë, përmes së cilës të anullohet pavarësia dhe të kërkohen bisedime të reja. Asambleja e Përgjithshme nuk mund ta shfuqizojë pavarësinë dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare rezolutat e saj, në dallim nga ato të Këshillit të Sigurimit, nuk janë të detyrueshme.”

Autor: Süddeutsche Zeitung / Vilma Filaj Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 22.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ORY7
  • Data 22.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ORY7