1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ekspertët policorë nga Gjermania ndihmojnë policinë maqedonase

Shërbimi Federal i kriminalistikës BKA nga Gjermania është duke dhënë kontribut konkret në specializimin e eprorëve policorë nga Maqedonia në luftën kundër kriminalitetit të organizuar.

Njësi policore në Maqedoni.

Policia e Maqedonisë është duke bashkëpunuar prej disa vitesh me Shërbimin Federal gjerman të Kriminialistikës, BKA.

Policia e Maqedonisë është duke bashkëpunuar prej disa vitesh me Shërbimin Federal gjerman të Kriminialistikës, BKA. Zëvendësdrejtori i Zyrës për sigurinë publike në qendrën për stërvitje të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Goce Baçanov thotë se, midis policisë maqedonase dhe asaj gjermane është duke u realizuar një bashkëpunim për trajnimin e eprorëve policorë të Maqedonisë nga ekspertë të BKA-së. "Kemi të bëjmë me një bashkëpunim dypalësh midis dy shërbimeve policore, që përfshin katër stërvitje të specializuara policore, prej të cilave është realizuar njëra. Bëhet fjalë për një stërvitje që ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Këto stërvitje, sipas specifikave të tyre, kërkojnë inkuadrimin e ekspertëve të cilët janë njohës të mirë të kësaj sfere. Të tillë janë ekspertët gjermanë, të cilët kanë shënuar rezultate cilësore në luftën kundër kriminalitetit të organizuar,” thotë Goce Baçanov, nga Zyra për siguri publike në qendrën për stërvitjen e policisë.

"Në kuadër të këtyre stërvitjeve, eksepertët gjermanë janë përqëndruar në analizën operative të krimit dhe luftën kundër tregtisë ilegale të llojeve të ndryshme të drogës. Këto stërvitje janë shumë domethënëse për eprorët policorë të Maqedonisë, meqë këto dukuri janë të pranishme në vendin tonë, thotë Goce Baçanov. Gjithnjë sipas tijë, përvoja e ekspertëve gjermanë do të ndihmojë në cilësinë e punës së policisë maqedonase, si dhe do të kontribuojë për rritjen e kompetencave në strukturat ekzistuese policore.

“Jam i bindur se bashkëpunimi me policinë gjermane do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe jo vetëm në organizimin e stërvitjeve por edhe në punën operetive policore dhe këmbimin e informacioneve. Kjo është mëyra e vetme për përmirësimin e cilësisë në luftën kundër kriminalitetit të organizuar” thotë Goce Baçanov.

Komisioni Evropian i ka caktuar detyra konkrete qeverisë së Shkupit, që të tregojë rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, si një nga kushtet kryesore për liberalizimin e regjimit të vizave si dhe marrjes së datës për fillimin e negociatave për antarsimin e Maqedonisë në BE.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama





  • Data 15.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hr2V
  • Data 15.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hr2V