1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ekspertët e SHBA-së për përgjimet: "Përse gjithë ky shqetësim?"

Përgjimet e telefonatave të kancelares Merkel përmes celularit trazojnë funksionimin e marrëdhënieve transatlantike. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, duhet të japë shpjegime.

ARCHIV - US-Präsident Barack Obama legt am 02.04.2009 in London den Arm um die Schulter von Bundeskanzlerin Angela Merkel, während er sich mit ihr am Rande des G20-Gipfels unterhält. EPA/OLIVIER HOSLET/dpa (zu dpa vom 24.10.2013) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Merkel dhe Obama

Amerikanët ndoshta kanë preferuar ta dëgjojnë atë duke telefonuar, por pavarësisht kësaj kancelarja Angela Merkel dhe përgjimi i telefonatave të saj nuk përbëjnë atje temën qendrore. Ndonëse kjo çështje në disa media në SHBA u trajtua si temë kryesore. "Përgjimi mes miqsh - kjo nuk shkon aspak", citon televizioni CNN kancelaren e zhgënjyer. Pas bërjes publik të përgjimit të celularit të kancelares Angela Merkel duket se të paktën njëri në SHBA ndodhet në pozitë të vështirë për të dhënë shpjegime: ai është presidenti Barack Obama. "SHBA-ja nuk e mbikqyr komunikimin e kancelares dhe nuk do ta mbikqyrë atë", e ka siguruar presidenti përmes një telefonate të mërkurën (23.10) kancelaren, vuri në dukje zëdhënësi qeveritar Jay Carney.

Por kjo është thjeshtë një gënjeshtër, sipas zërave nga politika në Uashington. E megjithatë në SHBA nuk ndihet ndonjë shqetësim. Shumë zhurmë për asgjë, mendon p.sh. Pete Hoekstra, i cili deri në vitin 2007 drejtonte komitetin e Shërbimit Sekret të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. "Unë e konsideroj këtë të mudnshme", tha ai duke iu përgjigjur pyetjes së DW-së, nëse është e mundur që të jetë përgjuar celulari i Angela Merkelit. "Unë mendoj, se në botën e shërbimeve sekrete ka mirëkuptim, që ne jemi të gjithë miq - francezët, gjermanët, izraelitët, amerikanët. Ne jemi alatë, por njëkohësisht ndodhin edhe shumë gjëra", shprehet ish-deputeti republikan. "Mund të ketë periudha, gjatë të cilave ne ndërmarim operacione inteligjence ndaj njëri-tjetrit. Për këtë ka mirëkuptim të plotë."

Mike Haltzel

Mike Haltzel

Por nga ana tjetër ai nuk mund ta kuptojë indinjatën lidhur me informacionet e bëra publike nga Edward Snowden. "Kjo është një mënyrë naive të menduari", sipas Hoekstra. "Qeveria gjermane duhet ta dijë mirë, që miqtë e përgjojnë atë, ashtu siç ndodh edhe e kundërta". Ai shton më tej, se di që disa nga forcat aleate kanë përgjuar në SHBA. Edhe aleatët europianë e kanë bërë këtë. "Ky është një ndër ligjet e pashkruara. Ne e dimë, që kështu ndodh." Indinjata në Berlin duket artificiale. "Unë mendoj, që shërbimi sekret dhe deputetët, të cilët çdo ditë kanë punë me të, nuk janë të befasuar", thotë Hoekstra. "Besoj, se për ta e vetmja befasi ka të bëjë me faktin, se shërbimi sekret gjerman nuk ka marrë masa për ta ndaluar përgjimin."

"Presidenti përcakton rregullat"

Nëse ka ndodhur vërtetë aksioni i përgjimit, kjo ende nuk është provuar. Megjithatë ekspertët s'mund ta imagjinojnë, që presidenti Obama nuk ka pasur diejni për këtë. "Presidenti përcakton rregullat, në bazë të të cilave punojnë shërbimet sekrete. NSA dhe të tjera organizata në SHBA nuk munden dhe nuk lejohen të operojnë jashtë kufijve, që përcakton presidenti."

Raymond Tanter

Raymond Tanter

Pra kemi të bëjmë me një president, që shitet si i paditur, për të shmangur dëmin politik? Në asnjë mënyrë, mendon Raymond Tanter, ekspert i shërbimit të fshehtë dhe ish-punonjës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë nën presidentin Ronald Reagan. "Operacionet e përgjimit brenda vendit kontrollohen rreptësisht prej gjykatave, kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë", thotë ai. "Por kur bëhet fjalë për botën e jashtme, Shtëpia e Bardhë kontrollon më pak. "Shumë e mundshme, që ka pasur një përgjim, mendon Tanter, i cili ndërkohë është profesor në Universitetin e Miçiganit. "Po, unë besoj, se kështu ka qenë, sepse NSA është në gjendje ta bëjë këtë. "Këtë strukturë mund ta krahasosh me një aspirator. Ajo thith, ç'ka për të thithur, për ta përdorur ndoshta këtë material dikur, nëse duhet për të plotësuar ndonjë boshllëk në ndonjë rebus", vëren Tanter.

"Unë besoj, se presidenti Obama duhet ta ketë ditur, që të tilla aksione kanë ndodhur edhe në të shkuarën", i tha Tanter DW-së. "Ne nuk e dimë, se për sa kohë - e unë dyshoj, nëse kjo ka ndodhur nën qeverinë Obama." Në fund të fundit shërbimet sekrete amerikane dhe ato gjermane bashkëpunojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. "Unë mendoj, që Shërbimi Federal i Informacionit (BND) ka ditur më shumë për atë që ka bërë shërbimi sekret amerikan, nga sa kanë ditur politikanët e të dy shteteve."

Por sido që të jetë nuk ka arsye për një krizë të vazhdueshme në marrëdhëniet midis dy vendeve, thekson Mike Haltzel nga Qendra për Marrëdhëniet Transatlantike e Universitetit Johns Hopkins në Uashington. Kërkesa e presidentit të Parlamentit të BE-së, Martin Schulz, për pezullimin e bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë me SHBA-në si dhe deklarimet e ngjashme të kryetarit të partisë socialdemokrate Sigmar Gabriel, Haltzel i konsideron si pa vend. "Ky reagim jo vetëm që është i shtirur, por një kërcënim i tillë është vetëshkatërrues dhe do ta dëmtojë po aq shumë Gjermaninë dhe BE-në, sa edhe SHBA-në. Për mua kjo s'ka asnjë kuptim", thotë ish-anëtari i nivelit të lartë të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në senatin e SHBA-së.

Një pezullim i bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë, do ta prekte Europën shumë më rëndë se sa SHBA-në. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë, se marrëveshja për tregtinë e lirë do ta rriste produktin e brendshëm bruto të BE-së me 0,5% në vit - në SHBA në të kundërt rritja do të ishte shumë më e vogël.