1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ekspertët e policisë së rajonit në akord kundër krimit të organizuar

Ekspertët dhe drejtuesit e policisë nga rajoni juglindor diskutuan në Tiranë mbi ecurinë procesit të ratifikimit të Konventës për Bashkëpunim Policor të Europës Juglindore dhe e programit të zbatimit të kësaj konvente

default

Tirana

Ekspertët dhe drejtuesit e policisë nga Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia diskutuan në Tiranë mbi ecurinë procesit të ratifikimit të Konventës për Bashkëpunim Policor të Europës Juglindore dhe e programit të zbatimit të kësaj konvente, arritjet gjatë vitit 2007 dhe perspektiva për të ardhmen.

Ekspertët dhe drejtuesit e policive të vendeve të rajonit gjatë takimit të Tiranës kanë konstatuar mjaft aspekte të bashkëpunimit të tyre në të ardhmen, në angazhimin e tyre për të paradaluar e goditur krimin e organizuar, trafiqet e kontrabandën. Ky takim ishte në kuadër të Konventës së Vjenës për Bashkëpunim Policor në Europën Juglindore. Prezentë ishin gjithashtu dhe ekspertë nga KE, nga Asistenca Teknike për Shkëmbimin e Informacionit (TAIEX) të Ministrisë së Brendshme të Austrisë dhe të Qendrës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura në Gjenevë (DCAF).

Konventa për Bashkëpunimin Policor në Europën Juglindore

Të pranishmit u shprehën se Konventa për Bashkëpunimin Policor në Europën Juglindorepërbën një mjet efikas ligjor për të luftuar kriminalitetin në rajon, si dhe bindjen se policitë e vendeve nënshkruese të saj, kanë mbështetjen e duhur ligjore për t’u përballur së bashku dhe në mënyrë të organizuar kundër kriminalitetit që është shume mirë i organizuar.Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bujar Nishani në shpreh se vendi i tij "ka qenë dhe është totalisht i interesuar të bashkëpunojë me të gjitha vendet e rajonit dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë në luftë kundër kriminalitetit. Tani pas hyrjes në fuqi të konventës, prej 10 Tetorit 2007, mendojmë se është koha të angazhohemi për implementimin e fushave të bashkëpunimit sipas përcaktimit në këtë Konventë".

Bashkëpunim i zgjeruar

Vëmendje e posaçme gjatë takimit të Tiranës iu kushtua edhe draft rekomandimeve për zbatimin e konventës, përgjigjeve të pyetësorit mbi mekanizmat ekzistues ligjorë dhe praktikë të bashkëpunimit, si dhe përputhshmëria me standartet e Shengen-it. Bazuar në përgjigjet e pyetësorit do të bëhet një përmbledhje e aspekteve ligjore të bashkëpunimit policor ndërmjet vendeve të rajonit dhe do të diskutohen risitë që kanë sjellë marrëveshjet dypalëshe në mënyrë që të zbulohen vështirësitë dhe të përcaktohet rruga për t’i zgjidhur ato në përputhje me standardet e BE.
Konventa për Bashkëpunimin Policor në Europën Juglindore është nënshkruar në Maj 2006 nga Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

  • Data 30.01.2008
  • Autor Ben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Czcc
  • Data 30.01.2008
  • Autor Ben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Czcc