1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ekspertët e huaj "shpëtojnë" ekonominë serbe

Ristrukturimi i qeverisë serbe ka lënë një boshllëk në sektorët kyç të vendit, që janë ekonomia dhe financat.

Pas distancimit të partisë Rajonet e Bashkuara të Serbisë (URS) prej këtyre sektorëve pritet që përgjegjësinë mbi to ta marrë Partia Përparimtare Serbe (SNS). Megjithatë siç bëri të ditur kryetari i kësaj partie Aleksandar Vuçiç, është shumë e mundshme që këto vende t'i zënë të huajt dhe sipas të gjitha gjasave në formën e këshilltarit të ekonomisë dhe financave. Vuçiç theksoi se nuk ka ndërmend që në këto vende të vendosë "kuadro partie", duke pranuar kështu që jo vetëm partia e tij, por edhe e gjithë Serbia nuk ka sa duhet kuadro të zgjedhur në fushën e ekonomisë. Në mediat serbe qarkulluan njoftimet se këshilltar i qeverisë serbe mund të jetë edhe Dominique Strauss-Kahn, drejtori i mëparshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por këto thashetheme më vonë u përgënjeshtruan.

Noto i lidhur, nëse mundesh

WASHINGTON - OCTOBER 09: International Monetary Fund Managing Director Dominique Strauss-Kahn pauses during a news conference October 9, 2008 in Washington, DC. Central bankers and financial ministers from around the world are in Washington for the 2008 IMF and World Bank Group Annual Meeting to discuss financial and economic issues. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Parlamenti i Serbisë

Ideja për të sjellë të huajt si ndihmës profesionistë për menaxhimin e financave dhe të ekonomisë në përgjithësi është shumë e mirë, vlerëson për DW Biljana Stepanoviç, kryeredaktore e revistës Nova ekonomija (Ekonomia e re). Është pozitive që Aleksandar Vuçiç e ka kuptuar, se nuk ka sa duhet kuadro të tijat, dhe se dëshiron dikë, që ka përvojë në skenën ndërkombëtare. Këtu gjithsesi është mirë të ruhesh nga ndonjë skenar negativ, thotë Biljana Stepanoviç:
"Ana negative mund të jetë që ne ta sjellim një njeri i tillë dhe pastaj t'ia lidhim duar dhe këmbë dhe ta hedhim në pishinë dhe të mos e lejojmë të notojë, kjo do të thotë të punojë. Kjo pastaj do të thotë se ky njeri kot që ka ardhur, kot që paguhet dhe se ai më vonë, nëse nuk ka sukses këtu, të bëhet për ne vetëm referencë negative në botë. "

A ka ndonjë këshillë, që nuk e kemi refuzuar?

Problemi kryesor është se çfarë mund të ndodhë, nëse ndonjë ekspert i huaj propozon disa masa, që për shembull, i ka propozuar më parë Mladjan Dinkiç, dhe që partnerët e tjerë të koalicionit i kanë refuzuar, thotë për DW Milan Çulibrk, në funksionin e kryeredaktorit të së përjavshmes NIN:

"Pra këto janë disa ide, që i kanë mbështetur të gjithë ekonomistët në vend dhe që thjesht duhet të realizohen. Dhe tani imagjinoni situatën, kur vjen dikush nga jashtë, pavarësisht se çfarë reputacioni gëzon si ekspert dhe propozon disa masa, për të cilat në SPS dhe SNS mendojnë se nuk janë aq të dëshirueshme. E imagjinoni pastaj, sa janë shanset për dikë pa ndonjë influencë politike dhe pa sfond politik, që të miratohen propozimet e tij."

Parlamenti i Serbisë

Dominique Strauss-Kahn

Ndihma e ekspertëve të huaj nuk duhet të kufizohet vetëm në sferën e financave, mendon Mijat Lakiçeviç, redaktor në revistën Ekonomia e Re:
"Marrim bujqësinë, unë mendoj se do të ishte shumë mirë, sikur të gjenim një ish ministër nga Hollanda, Danimarka, dhe ndoshta edhe Polonia, i cili të ishte këshilltar i ministrit tonë. E njëjta gjë vlen edhe për këshilltarët për industrinë dhe ekonominë."

FMN është këshilltar pa pagesë

Specialistët e mirë të huaj janë të shtrenjtë dhe autoritetet serbe janë tashmë të vetëdijshme, se për këtë duhet garantuar një sasi dinjitoze parash. Megjithatë Mijat Lakiçeviç tërheq vëmendjen se Serbia merr ndërkohë këshilla nga ekspertë të huaj, falas:

"Ne kemi këshilltarë në fushën e ekonomisë dhe financave në përgjithësi dhe kjo është FMN-ja. Ky është ndoshta këshilltari më i mirë, që kemi mundur të kemi dhe të angazhojmë, dhe që nuk na kushton asgjë. Sepse të gjitha këshillat e tyre janë pa pagesë dhe për më shumë prej tyre marrim kredi. Megjithatë duke filluar nga kryeministri Dacic dhe të gjithë më poshtë i kanë refuzuar këshillat dhe propozimet e FMN-së."

Nuk është çështja, nëse i duam ne ata ...

Presupozohet se këshilltarë potencialë të Serbisë, duke patur parasysh thellësinë e problemeve ekonomike, duhet të jenë të zgjedhurit ndër ekspertët botërorë dhe jo sharlatanë, siç ka angazhuar Serbia gjatë viteve nëntëdhjetë. Biljana Stepanoviç megjithatë thekson se çështja është, nëse këta njerëz do të vinin në Serbi, edhe po t'i paguani:
"Prandaj ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm, se ku jemi në kuadrin botëror dhe sa tërheqës jemi ne për këta njerëz. Sepse mos harroni, ne gjithmonë shohim, nëse ne duam të ftojmë ndonjë të huaj që të vijë të na ndihmojë apo jo. Dhe kurrë nuk mendojmë, nëse ai dëshiron të vijë dhe të shpenzojë kohën, njohuritë dhe energjinë e tij në Serbi, apo ndoshta ka ndonjë vend më të mirë për të jetuar dhe punuar."

Milan Çulibrk vëren se kur bëhet fjalë për jashtë shteti, mendohet gjithmonë Perëndimi, por nuk duhet harruar se ndihmën mund ta gjejmë edhe diku më pak jashtë shteti, dhe ky është rajoni. Kroacia dhe Sllovenia e njohin disi më mirë ekonominë tonë dhe kanë patur probleme të ngjashme. Por edhe këtu duhet të jemi pak të kujdesshëm, sepse për shembull në Slloveni tani ballafaqohen me disa probleme krejtësisht të reja, kështu që pyetja është, sa do të na ndihmonin dhe sa do të pengonin me këshillat e tyre, përfundon Çulibrk.