1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ekspertë të FBI në Tiranë - Prokuroria e Përgjithshme para provës së madhe: e pavarur apo jo nga politika?

Ekspertët mbrijnë në ditët e para të kësaj jave pas miratimit që Zyra Federale Informative e SHBA, FBI, i bëri kërkesës së Prokurores së Republikës Ina Rama, për të ndihmuar hetimet mbi shpërthimin në Gërdec.

default

Pamje nga zona e shpërthimit në Gërdec

Burime nga organi i akuzës thanë për DW se ata do të të ndihmojnë në identifikimin e kufomave, shqyrtimin dhe analizimin e vendit të ngjarjes së rëndë pasi kanë ekspertizë në situata të ngjashme.


Një fushë tjetër që SHBA pritet të japin në hetime kontributin e tyre është edhe informacioni për kompaninë amerikane Southern Ammunition Company, (SAC) që nënshkroi vitin e kaluar një kontratë prej 2 milion e 200 mijë dollarësh me Mnistrinë ë Mbrojtjes për të çmontuar dhe shkatërruar arsenalin e municioneve të vjetra në Shqipëri. Mediat e pavarura të Tiranës publikuan mbrëmë disa fakte sipas të cilava kjo kompani, në Karolinën e Jugut, merrej me shitblerje biçikletash dhe Shqipëria ishte vendi i parë ku ajo merrte përsipër procesin e shkatërimit të municioneve.


Hetimet për tragjedinë e Gërdecit duket se do të bëhen edhe guri i provës për Prokurren e re të Republikës, Ina Rama. Presidenti i Republikës Topi, Kryemnistri Berisha, deputetë të djathtë dhe të majtë në opozitë i kanë bërë asaj thirrje të bëjë hetime të pavarura nga politika dhe transparente për të vënë para drejtësisdë ata që mbajnë përgjegjësi ligjore për vdekjen e 22 vetëve në kraterin e shpërthimit, për dëmet e pallogaritshme materiale që pësuan banorët e zonës së Gërdecit, që humbën shtëpintë e tyre dhe gjithshka kishin ngritur me mund.

Institucioni i Prokurorisë duhet të punojë në mënyrë shumë të pavarur dhe profesionale tha në mbledhjen e Këshilit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Topi. Të njëjtin apel i drejtoi prokurorisë edhe kryeministrui Sali Berisha i bëj thirrje Prokurorisë, të nxjerrë çdo përgjegjësi ligjore, individuale, më vendosmërinë më të madhe, tha ai dje.


Por opozita dhe opinioni publik e kanë drejtuar gishtin tek vetë kryeministri Berisha si përgjegjësi kryesor i tragjedisë së Gërdecit. Deklarimi me këmbëngulje i kreut te qeverisë së Tiranës se nuk kam patur dijeni për çfarë ndodhte në Gërdec është krejt i pabesueshëm si për opozitën ashtu edhe për opinionin publik. Opozita ka vendosur të radikalizojë gjatë kësaj jave qëndrimin e saj. Ajo ka deklaruar së nëse kryeministri Berisha nuk jep dorëheqjen dhe nëse Prokuroria nuk kërkon heqjen e imunitetit të tij si deputet i Partise Demokratike dhe të ish ministrit të Mbrojtjes Mediu si deputet i Partise Republikan, për t´i hapur rrugën hetimeve të pavarura atëhere opozita do të ndërpresë bashkëpunimin e deritanishëm me maxhorancën për te kryer reformat në drejtësi dhe në sistemin zgjedhor, kushtet thelbesore të NATO-s dhe BE për avancim të proceseve integruese euro- atlantike.


Kriza politike po troket në Shqipëri. Prokurorja e Republikës Ina Rama, e zgjedhur nga maxhoranca e djathtë në pushtet në fillim të këtij viti është para provës së madhe.


  • Data 24.03.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTTw
  • Data 24.03.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTTw