1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ekspertë gjermanë të trafikut rrugor mbërrijnë në Tiranë

Rikonstruktimi i një rruge në qëndër të Tiranës, pjesë e asaj që quhet "Unaza e vogël e qytetit", ka zbuluar rastësisht gjurmët e një kalaje mesjetare, ç’ka ka tërhequr menjëherë kureshtjen e arkeologëve dhe historianëve

Tirana

Tirana

Në fillim punëtorët e kompanisë së ndërtimit të rrugëve ranë në mbetjet e një murri të vjetër, por duke vazhduar më pas ata nxorrën në dritë faqen e plotë të një ndërtimi rrethues të një kalaje. Ndërhyrja energjike e ekspertëve të fushës, nevoja që ata kanë për të investiguar më mirë rrethanat historike të këtij ndërtimi të vjetër, bëri që rikonstruksioni i rrugës të bllokohet deri në një afat të pacaktuar.

Duke qënë segment kalimi për automjetet dhe qytetarët mjaft i frekuentuar, bashkia ka vendosur që të këshillohet dhe me ekspertë të huaj sa i takon zgjidhjes se trafikut në këtë rast, për të përfituar në të dy aspektet: dhe rrugën ta modernizojë, por nga ana tjetër dhe të konservojë një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe arkeologjike për kryeqytetin.

Nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi, thotë se është kërkuar ndihmë nga përvoja gjermane në raste të tilla. "Ekspertët e trafikut nga Gjermania do ta studjojnë lëvizjen e automjeteve dhe të qytetarëve në një rreze më të gjërë se ajo ku ndodhen rrënojat e kalasë mesjetare, për të shikuar mundësinë e devijimeve në senset e lëvizjes, si dhe shmangien e rrugës nga terreni ku ndodhet aktualisht", thotë Shalsi, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe janë mbledhur dhe eskpertiza të nevojshme nga specialistë shqiptarë të fushës së historisë, arkeologjisë dhe trafikut rrugor për ti ballfaquar ato me rezultatet përfundimtare që do të japin ekspertët nga Gjermania.

  • Data 26.02.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDNo
  • Data 26.02.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDNo