1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

190109 Obama Deutschland

Andrea Grunau 19 Janar 2009

Që prej John F. Kennedy-t, asnjë president tjetër nuk ka zgjuar një entuziazëm të tillë. Edhe në Gjermani shumica e politikanëve gëzohen për epokën Obama, por ekspertët paralajmërojnë për t'u treguar realistë.

https://p.dw.com/p/GbRJ
Figurat prej dylli të Barack Obamës dhe Angela Merkelit në Kabinetin e Madame Tussauds në Berlin
Figurat prej dylli të Barack Obamës dhe Angela Merkelit në Kabinetin e Madame Tussauds në BerlinFotografi: AP
  • Me entuziazëm u prit Obama që në fund të korrikut 2008, kur vizitoi Berlinin. 200 mijë vetë brohoritën pranë Shtyllës së Fitores për kandidatin presidencial Obama. Fitorja në zgjedhje e Obamas zgjoi shpresa euforike: "Edhe sikur të bëjë vetëm gjysmën e gjërave që ka shpallur, do të kemi një hap gjigand përpara për të gjithë botën, dhe për këtë unë gëzohem jashtëzakonisht."


  • Ky optimizëm u duk se kishte përfshirë edhe presidentin federal gjerman, Horst Köhler: "Ky është një shans i madh për ta mbushur raportin gjermano-amerikan sërish me më shumë përmbajtje, me përmbajtje bindëse, ky është një shans për SHBA, për Gjermaninë, për të gjithë botën."


  • Në këtë kuadër tërheq vëmendjen politologu i Bonit, profesor Christian Hacke i cili thotë se Obama ka në radhë të parë detyrim ndaj atdheut të tij: "Ai është një burrë që fiton zemrat, por që natyrisht e di, se sharmën dhe aftësinë e tij do ta përdorë edhe për interesin e SHBA, kjo është e garantuar."


  • Por ministrin e jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer kjo me sa duket nuk e frikëson: "Në propozimet që ka bërë ai: mbrojtjen e klimës, sigurinë energjitike, politikën e çarmatimit, punën e re me organizatat ndërkombëtare, për këto pika ne jemi pranë tij dhe prandaj unë jam i gëzuar për bashkëpunimin me qeverinë e re në SHBA."


  • Të gjitha këto janë pika, në të cilat Gjermania nuk ka pasur qëndrim të harmonizuar me qeverinë Bush. Megjithatë, jo të gjitha përfytyrimet e Obamas janë pranë atyre të qeverisë gjermane. Që në verë Obama shpalli se kërkon më shumë trupa evropiane, mes tyre edhe gjermane, për t'u angazhuar në Afganistan. Sa nervoz duhet ta bëjë kjo ministrin e mbrojtjes, Franz Josef Jung? "Unë besoj se nuk ka pse të më bëjë fare nervoz, fakt është që ne kemi një bashkëpunim të mirë dhe në mirëbesim me SHBA dhe e presim këtë edhe në të ardhmen."


  • A do të jetë gjithçka më mirë me presidentin e ri amerikan? Kryetari i fraksionit të Partisë së Majtë, Gregor Gysi, nuk është i prirur të bëhet pjesë e euforisë për Obaman: "Unë e di se Obama do të, dhe duhet të merret vesh me të njëjtat shërbime sekrete si Bushi, me të njëjtët ushtarakë, me të njëjtën administratë, me të njëjtën ekonomi, me të njëjtat banka dhe prandaj unë nuk pres ndryshime rrënjësore, që do të na habisnin."


  • Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë "bisedime shumë serioze" me presidentin e ri të SHBA, nëse industria gjermane e automobilëve do të ketë disfavore konkurence, për shkak të politikës së SHBA. Por parimisht, kancelarja gjermane e sheh me optimizëm periudhën pas Bushit, me bindjen se problemet do të zgjidhen.


AUD/ac