1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Eksperimenti Kosova - Kthim në kolonializëm

Hannes Hofbauer mendon se me Kosovën është shënuar kthimi në kolonializëm. Plani i Ahtisaarit, parasheh pavarësinë e kontrolluar, që do të thotë se legjislativi dhe ekzekutivi në Kosovë ndodhen në duart e të huajve.

Hannes Hofbauer - Libri Eksperimenti Kosova- Kthim në kolonializëm

Hannes Hofbauer - Libri Eksperimenti Kosova- Kthim në kolonializëm

Shkrimi i ligjeve, administrata politike, ekzekutivi policor dhe ai ushtarak kanë hapur një fushë eksperimentale për institucionet evropianoperëndimore dhe amerikanoveriore, mendon Hannes Hoffbauer. Parlamenti i Prishtinës shpalli pavarësinë e Kosovës dhe shteti i 47-të i Evropës ndau jo vetëm Serbinë por edhe komunitetin ndërkombëtar. Ata që janë kundër i kthehen të drejtës së popujve, ata që janë pro të drejtës për vetëvendosje kombëtare. Si rast precedent i zhvendosjes së kufijve, zhvillimet në Kosovë shënojnë kthesë ligjore dhe politike në historinë evropiane të pasluftës. Njohja dhe mosnjohja ka shpurë në përceptimin e dyfishtë të një ekzistence shtetërore. Kosova fillon një epokë të re si "shtet i dështuar".

Deutsche Welle: Zoti Hofbauer! Ju e keni titulluar librin tuaj "Eksperimenti Kosova- Kthim në kolonializëm" Sipas mendimit tuaj, kush eksperimenton në Kosovë?

Hannes Hofbauer: Eksperimenti është duke u bërë kryesisht nga institucionet e mëdha perëndimore, si për shembull OKB dhe Nato e BE. Teza ime është se eksperimenti është duke u zhvilluar në drejtim të kthimit të Kosovës në shtet me pavarësi të kontrolluar, siç thuhet edhe zyrtarisht, pra duke mos i dhënë Kosovës pavarësinë e vërtetë, por duke ngritur atje një sistem sipas modeleve të protektoratit ose të kolonializimit.

Deutsche Welle: Cilat interesa ndiqen atëherë në Kosovë?

Hannes Hofbauer: Në radhë të parë interesa gjeostrategjike. Nuk duhet harruar për shembull se Camp Boldsteel është kampi më i madh amerikan jashtë territoreve të SHBA-ve. Nuk duhet harruar që Kosova është një shtet që ndodhet midis Gjermanisë, Italisë dhe Lindjes së Mesme, qendër e interesave ushtarake dhe politike amerikane. Por pas statusit kolonial të Kosovës unë do të shihja edhe interesa ekonomike, nëse për shembull kihen parasysh lëndët e para në Trepçe dhe qymyret në Kosovë, pra interesa që kanë pozicionime ekonomike.

Deutsche Welle: Ju shkruani në librin tuaj se "Kosova fillon një epokë të re si shtet i dështuar". Mendoni se ky eksperimenti për të cilin flisni ju ka dështuar?

Hannes Hofbauer: Koncepti im i eksperimentit është se perëndimi përpiqet ta pozicionojë Kosovën si një vend që është nën protektoratin e tij, dhe kjo nuk duket të ketë dështuar. Ajo që ka dështuar është dëshira për pavarësi. Kjo shihet edhe në faktin që aktualisht dy reprezentantë të lartë të OKB-së dhe BE-së janë autoritete politike më të larta se administrata lokale, pra si UNMIK ashtu edhe EULEX- ICO, kanë në fund të fundit edhe zyrtarisht më shumë të drejtë fjale në Kosovë, se sa parlamenti apo presidenti, pra institucioneve të zgjedhura kosovare. Prandaj unë do e quaja këtë eksperiment shumë të çuditshëm. Por për interesat e perëndimit ai është një eksperiment i nevojshëm, për interesat eKosovës, unë do të thoja se nuk është shumë interesant.

Deutsche Welle: A janë tezat tuaja me orientim të majtë?

Hannes Hofbauer: Majtas ose djathtas, unë do të thoja se është një mënyrë social-historike ose ekonomiko-historike e vështrimit të gjërave. Për mua e rëndësishme është të thuash se me planin e Ahtisaarit, i cili nuk u votua nga OKB-ja, por në të vërtetë ka dhënë bazën e kushtetutës së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, fjalën në Kosovë nuk e morrën politikanët lokalë, ose populli por e morrën interesat e jashtme dhe funksionarët që vijnë nga jashtë, që janë me mijra në Kosovë. Siç e dini mijra njerëz të UNMIK-ut, EU-së, EULEX-it, ICO, OJQ-ve vijnë vërdallë në Kosovë, marrin rroga të majme, paguajnë sekretarë, përkthyes, kopshtarë, vila, dhe në të vërtetë kjo strukturë vendos në Kosovë, edhe nga pikëpamja ekonomike.

  • Data 24.10.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FgGA
  • Data 24.10.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FgGA