1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Eksperimenti i demokracisë në Libi nis nga zeroja

Mëse 40 vjet populli i Libisë jetoi nën diktaturën e regjimit të Moammar Gaddafi-t. Tashmë vendi po ndërmerr hapat e parë drejt demokracisë. Por zgjedhjet e para janë nën hijen e trazirave dhe thirrjeve për bojkot.

Për ish-diktatorin Moammar Gaddafi, partitë politike ishin një shpikje e pështirë e Perëndimit. Kushdo që krijon partinë e tij tradhton popullin, thoshte Gaddafi në "Librin Jeshil". Në 40 vitet e sundimit të tij, nuk kishte parlament dhe as kushtetutë - dhe thjesht bashkimi në ndonjë parti dënohej me vdekje.

Nëntë muaj pas vetë-shpalljes si revolucionar, kohë kur Gaddafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra, libanezët po përballen me një realitet krejt të ri. Popullsia do t´u drejtohet kutive të votimit më 7 korrik, dhe do të mund të zgjedhë mes më shumë se 3800 kandidatëve, 140 partive politike dhe 370 listave. Është një ditë historike. Vendi po përjeton zgjedhjet e para të vërteta gjatë një shekulli. Për më shumë se 2.8 milionë votues, është hera e parë në jetë që ata votojnë.

Një eksperiencë e re

Eksperimenti i Libisë në sistemin demokratik po fillon virtualisht nga zeroja. Ai do të kryhet si një proces tepër i gjatë, i cili do të kalojë në shumë faza. Në këtë raund zgjedhjesh, nuk do të zgjidhet menjëherë një parlament por do të ketë një asamble kushtetuese. 200 anëtarët e saj  duhet të arrijnë në një marrëveshje për ngritjen e një komiteti ekspertize, i cili duhet të arrijë në një konsensus për draftin kushtetues. Pas kësaj, zgjedhësit do t´u rikthehen kutive të votimit për të votuar rreth kushtetutës së propozuar.

Në vendin-shkretëtirë të pasur me naftë, në të cilin një brez i tërë vështirë se ka njohur gjë tjetër përveç regjimit brutal të Gaddafi-t, ky proces paraqet një sfidë gjigante. Situata e sigurisë është shumë e tenisonuar, aq më tepër pas rrëzimit ië Gaddafi-t, i cili gjatë sundimit të tij mbarti shumë sekrete, të cilat mund të kryheshin vetëm në fshehtësi. Përplasjet me armë ndërmjet grupeve rivale, militantët rebelë dhe klanet rivale vepronin rregullisht ndërkohë që në Libinë Lindore forcat kryesore bënin thirrje për bojkot të zgjedhjeve kushtetuese.

Përsëritje e luftimeve të rënda

Këshilli Kombëtar Tranzitor në Libi, i cili qeverisi vendin që nga përfundimi i luftës civile, e ka shumë vështirë ta verë situatën nën kontroll në shumë zona. Gjithnjë e më tepër, përleshjet e mëdha raportohen nga pjesë të ndryshme të vendit. Po akumulohen sulme politike të qëllimshme, siç ishte ai kundër automjetit të ambasadorit britanik në Bengazi më 11 qershor. Nuk ka mungesë armatimi. Gazetari gjerman dhe eksperti i Libisë Stefan Buchen thotë se ka parë në krye të detyrës forca, të cilat suksesshëm morën pjesë në sulmin kundër Gaddafi-t.

"Këto grupe për momentin duan të sigurojnë pozicionet e tyre të pushtetit ", thotë Buchen. Por ai thekson se njerëzit besnikë të Gaddafi-t ishin gjithashtu në sipërfaqe kohët e fundit. Kushdo që do të marrë pushtetin në Libi në të ardhmen e afërt do të duhet të përballet me detyra të mëdha. Tranzicioni në një sistem demokratik dhe zgjidhja e një sërë konfliktesh nxjerr në pah nevojën për një organizim të ri të rendit dhe gjyqësorit, tha Wolfram Lacher, eksperti i Libisë nga Instituti Gjerman për Çëshjet Ndërkombëtare të Sigurisë në Berlin.

Rebelët libanezë kanë luftuar njëri-tjetrin

Gjithsesi për votuesit libanezë është e vështirë që të orientohen me 2600 kandidatë të pavarur dhe 1200 lista-veçanërisht sepse nuk kanë traditë të zgjedhjeve demokratike. Stefan Buchen, i cili raportoi nga Libia gjatë luftës civile, thotë se një kandidat i zonës në shumë raste është një faktor vendimtar për votuesit, më shumë se programi politik i tij ose i saj. Shumë nga konfliktet e vazhdueshme rreth përbërjes së Asamblesë së Përgjithshme po zhvillohen ndërmjet qyteteve dhe zonave rivale-dhe më pak ndërmjet partive.

Libyen Hafen von Tripolis

Tripoli

Mungesa e financimeve

Në rrugët e kryeqytetit në Tripoli, shumë votues duken se janë të interesuar vetëm në disa pjesë të procesit. Një grua e intervistuar nga korrespondenti i seksionit arab të DW-së është e shtangur nga posterat elektoralë në qendër të Tripolit dhe pyet pse ata vendosën foto të "martirit të vjetër".  "A janë të barabartë tani kandidatë dhe martirët?", pyet ajo. Nga ana tjetër, një djalë i ri thotë se nuk ka mjaftueshëm postera elektoralë.

"Babai im po garon por ai thjesht nuk ka para për një fushatë të vërtetë elektorale", thotë gazetari Takkiyuddin Schalawi nga Derna, qyteti veri-lindor libian. Qeveria nuk e mbështet atë mjaftueshëm, si në rastet e kandidatëve të tjerë.

Aktivistë të politikës siç është edhe Rashad Elewah nga Marzaku, në Libinë Jugore, ankohen rreth mungesës së furnizimit financiar për kandidatët e pavarur.

Pra, kush do të fitojë? Forcat islamike? Buchen tregon se kjo është e vështirë të thuhet. "Nëse zgjedhjet zhvillohen pa incidente të mëdha, atëherë me siguri nuk do të ketë ndarje të kampeve politike në Asamblenë e Përgjithshme, siç ndodhi në Tunizi apo Egjipt", thotë ai.

Sidoqoftë, Buchen thotë, se nuk e përjashton mundësinë që Islamistët të ndikojnë tek partitë për të dalë në krye. "Gjatë diktaturës, shumë libanezë u zhytën në besimin fetar",  thekson ai për DW. "Kjo krijon një mjedis produktiv për partitë, të cilat e kanë Islamin si pikën e parë të referncës." Kjo përfshin Vëllazërinë Muslimane, që po vepron nën siglën e "Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi". Por vëzhguesit thonë se disa nga partitët e orientuara drejt liberalëve gjithashtu kanë një shans të mirë për të fituar poste, për shembull partia e ish-kreyministrit të përkohshëm Mahmoud Jibril, i cili po bën thirrje për një shtet kushtetues modern. Askush nuk di me siguri se kush do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve. Për aq kohë sa Gaddaf-i iu bëri një bllokim të ashpër partive për 40 vjet  dhe të gjitha kërkimet dhe media i shërbyen një njeriu të vetëm, nuk ka parashikime të besueshme për zgjedhjet.