1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ekonomia gjermane (kryesisht) optimiste

Atmosfera në ekonominë gjermane nuk është aq e mirë si në fillim të viteve të tjera. Por shumica e sipërmarrjeve llogarit se edhe këtë vit do të shënohet rritje ekonomike, thuhet në sondazhin e IW për vitin 2015.

Atmosfera në ekonominë gjermane nuk është aq e mirë si në fillim të viteve të tjera. Por shumica e sipërmarrjeve llogarit se edhe këtë vit do të shënohet rritje ekonomike, thuhet në sondazhin e IW për vitin 2015.

Sondazhi vjetor i Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), me seli në Këln, konsiderohet në opinion dhe në media si një prej më të rëndësishmëve. "Ne përmbledhim mendimet nga të gjitha fushat e ekonomisë gjermane", shpjegon drejtori i IW, Michael Hüther, në bisedë me Deutsche Wellen. "Mbi bazën e sondazheve në 48 shoqatat më të rëndësishme gjermane, fitohet përshtypja për atmosferën në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane, në kohën e ndërrimit të motmoteve", thotë Hüther.

Prof. Michael Hüther

Prof. Michael Hüther

Sondazhi aktual bën shumë të qartë: nga një disponim tepër i mirë që ka qenë në kohën e ndërrrimit të viteve të kaluara, tani ganit që nuk ka mbetur asgjë. Në fund të vitit 2013 për shembull, 26 shoqata kanë raportuar për përmirësimin e gjendjes në sipërmarrjet e tyre. Këtë vit vetëm shtatë shoqata raportojnë për një rritje të këtillë. Nga ana tjetër, 20 shoqata flasim për uljen e disponimit.

Krizat e ulin sigurinë

Në anën tjetër, lajmet për investime në vitin 2015 dhe zhvillimet në tregun e punës kanë mbetur gati të njëjta, që dëshmon një gjendjet stabile. A nuk është kjo kundërthënëse? "Në veçanti çështjet gjeopolitike kanë ndikuar në ngritjen e pasigurisë tek sipërmarrjet", pohon Michael Hüther, duke iu refereuar krizave, si konflikti në Ukrainë.

Disa sektorë ekonomikë e presin me optimizëm këtë vit. Industria e makinerisë dhe pajisjeve pret impulse të reja nga bota e jashtme, sepse Kina dhe SHBA kanë filluar sërisht të blejnë pajisje teknike të prodhimit gjerman. Ndërtimtaria shpreson se zhvillimet pozitive në ndërtimin e banesave do të vazhdojnë me nivelin e tanishëm të lartë.

Dobësohet sektori financiar

Rritja ekonomike

Rritja ekonomike


Gati gjysma e shoqatave mendon se situata në sipërmarrjet e tyre nuk do të ndryshojë. "Në vitet e kaluara situata ka qenë më ndryshe", thotë Hüther. "Më parë kemi pasur lajme më të qarta për mundësinë e uljes së prodhimit. Kjo tani më gati nuk ekzston. Vetëm katër sektorë mendojnë se kjo mund të ndodhë këtë vit."

Këtu bën pjesë sektori financiar. Bankat kanë humbur sigurinë dhe disponimin e mirë. Shkaku krysesor është ulja e investimeve afatgjate në Gjermani dhe përqindjet ekstreme të ulëta si dhe rregullimet më të ashpra ligjore. Sipërmarrjet do të investojnë më shumë se në vitin 2014 në sektorin e kompjuterëve. Por kostot e larta mund të rezultojnë me uljen e numrit të të punësuarve.

Prognozat e koniukturës

Shefi i IW pohon se prognozat e koniukturës i kanë konfirmuar rezultatet e mira. "Sipas vlerësimeve tona, edhe këtë vit do të ketë ndryshime, sikur edhe në vitin 2014. Në periudha të ndryshme, situata do të jetë e ndryshme." Megjithatë nuk pritet ndonjë rritje apo ulje tepër e madhe, shton Hüther. Shikuar nga rezultatet e sondazhit - lidhur me pritjet në prodhim, investime dhe punësim - krijohet përshtypja se "në vitin 2015 do të ketë një zhvillim të prodhimit bruto prej 1-1,5 %."

Kritika ndaj politikës së punësimit

Ekspertët kritikojnë zhvillimet në sektorin e punësimit dhe në treg, si dhe politikën në sektorin e energjisë së ripërtëritshme. Vlerësimet në përgjithësi janë pozitive, por ende mbeten shumë çështje të hapura. Hüther pohon se nuk do të mund të plotësohen të tri qëllimet, sa i përket energjisë së ripërtëritshme. "Aktualisht kemi një shkallë të lartë të lirimit të CO2, nuk është shtuar siguria e furnizimit me energji dhe nuk është shtuar aftësia e konkurrencës. Një pikëpyetje shumë e madhe mbetet edhe sa i përket ndryshimit demografik dhe sigurimit të fuqisë punëtore", pohon Hüther.