1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ekonomia, energjia, Evropa - prioritetet e presidencë çeke në BE

Më 1 janar Çekia merr postin e presidentes së radhës të BE-së. Çekia është gati për këtë detyrë, thotë kryeminstri.

default

Presidenti çek Vaclav Klaus dhe kryeministri Mirek Topolanek.

Formula e tri e-ve për të cilën flet zëvendës-kryeministri çek Aleksander Vondra kur është fjala për përparësitë e presidencës çeke të BE-së përmban në vetvete probleme me mjaft elementë politikë eksplozivë:


"Ekonomia, pra politika ekonomike, energjia si dhe Evropa në botë, pra marrëdhëniet e saj të jashtme – këto janë temat tona për gjashtëmujorin e ardhshëm dhe në këto pika duam të arrijmë përfundime konkrete."


Ato që Aleksander Vondra i përmbledh në dy fjali janë në vetvete një program gjigant. Në Pragë thuhet se do të zhvillohen bisedime të ashpra, sepse çekët synojnë që në këto pika me rëndësi themelore vendet e BE-së të arrijnë një kompromis, ndërkohë që në këto drejtime që tani ka diskutime të shumta për shkak të intersave kombëtare të vendeve anëtare.


Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet politikës ekonomike dhe në këtë bëhet fjalë për një qëndrim të përbashkët për t'u përballur me krizën ekonomike.


"Logjikisht në sektorin e ekonomisë do të ketë tri detyra themelore: së pari zgjidhja e problemeve me krizën financiare, së dyti plani mbarëevropian për fuqizimin e ekonomisë dhe së treti diskutimi për reformimin e sistemit financiar mbarëbotëror." - thotë Vondra:


Çekët nuk patën shumë kohë për t'u përgatitur për detyrën e tyre si presidentë të radhës të BE-së, sepse problemi i ekonomisë u përfshi në programin e punës pas krizës ekonomike. Në lidhje me politikën e jashtme puna qëndron ndryshe, sepse çekët e kanë kohë që e konsiderojnë politikën e jashtme si element të rëndësishëm të veprimtarisë së tyre. Në Pragë do të vendosen drejtimet për bashkëpunimin e ardhshëm mes BE-së dhe qeverisë së re të SHBA-ve si dhe do të hidhet vështrimi i mëtejshëm drejt lindjes.


"Ne do të vazhdojmë bisedimet me Rusinë dhe njëkohësisht mendojmë se do të përcaktojmë në detaje planet për partneritetin e BE-së me Evropën Lindore." - sqaron Vondra.


Për shkak të pozitës gjeografike çekët e ndjenë veten si ndërmjetës të mirë me vendet e Lindjes. Në këtë drejtim fjala është për çështje të tilla si marrëveshjet me vende të tilla si Ukraina dhe perspektiva e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

PP / Aj

  • Data 23.12.2008
  • Autor Kilian Kirchgeßner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GM9w
  • Data 23.12.2008
  • Autor Kilian Kirchgeßner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GM9w