1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ekonomia e Portugalisë pas ombrellës së shtëpimit

Para katër vjetësh financat e Portugalisë duhej të shpëtoheshin nga paratë e BE-së, para një viti vendi doli nga ombrella e shpëtimit. Tani Portugalia do t'i shlyejë para aftit kreditë, por ende ka probleme të mëdha.

Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho nuk ka shumë për t'u krenuar për periduhën e qeverisjes së tij tashmë gati katërvjeçare. Të paktën ai s'ka asgjë pozitive për të komunikuar: numri i të papunëve vazhdon të jetë i lartë, të rinjtë emigrojnë. Shërbimi mjekësor shtetëror është në gjendje të mjerueshme, taksat janë më të larta se asnjëherë tjetër. Por të paktën është mirë që ai ka gjetur tani një argument, se falë koalicionit të djathtë liberal qeverisës krizës në vend po i vjen fundi: Portugalia do t'ia shlyejë FMN-së para afatit borxhet nga ombrella e shpëtimit.

E njëjta vlerë borxhi, por më pak interesa

Portugal EU Rettungsschirm Premier Coelho 4. Mai

Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho

Qysh në fillim të vitit Portugalia ka vendosur që t'i shlyejë para afatit rreth dhjetë miliardë euro borxhe partnerëve të troikës në FMN. Në dy vitet e ardhëshme duhet të pasojë pjesa tjetër e borxhit me rreth 16 miliardë. Portugalia posedon një rezervë qetësuese financiare, deklaroi ministrja e Finanacve Maria Luís Albuquerque, e kësisoj vendi është i përgatitur për çdo eventualitet, sipas saj. Përveç kësaj është rritur besimi i tregjeve ndaj vendit. Konkretisht kjo do të thotë: se ndërsa FMN-ja do të marrë gati 4% interes për paratë e veta, Portugalia ndërkohë mund të marrë sërish kredi në tregjet financiare me një interes më të ulët se dy përqind.

Ky është një biznes i mirë, kështu e vlerëson João Duque, profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike ISEG, vendimin e qeverisë të shpallur javën e shkuar: "Ne vërtetë këto para do të vazhdojmë t'i kemi borxh, por do të kemi mundësi të gjejmë kreditorë të tjerë me kushte më të mira." Këto masa janë një aksion i sukseshëm për ristrukturimin e borxhit, që në plan afatgjatë do ta rekomandoja edhe për borxhe të tjera nga ombrellat e shpëtimit të BE-së dhe Bankën Qendrore Europiane (BQE): "Dy përqind më pak interesa do të thotë rreth një gjasmë miliard kursime në vit - kemi të bëjmë pra me një hap të mençur të qeverisë", thotë Duque.

Jo vetëm reformat kanë ndikuar në uljen e borxheve

Ajo që heshtin kryeministri Passos Coelho dhe ministrja e tij e Financave, është fakti, se këtë mrekulli të borxhit në Portugali e ka mundësuar politika e BQE-së për paranë e lirë. Pra nuk ka qenë vetëm respektimi strikt nga Portugalia i kushteve të troikës e si rrjedhojë e kësaj edhe politika rigoroze e kursimeve që kanë riforcuar "besimin" e tregjeve dhe kanë çuar në uljen e interesave.

Edhe vendimi i Mario Draghit, për ta vënë në lëvizje makinerinë e prodhimit të eurove ka kontribuar në këtë drejtim. Kush do të fitojë me kredi, duhet që t'i japë borxhe me kushte favorizuese Portugalisë. Në vendet si Gjermania, ku ekonomia ecën mirë, nuk ka më asnjë euro për të nxjerrë, madje ndërkohë këtu duhet që kreditorët të paguajnë shtesë. Por interesat e ulëta bankare e afrojnë Portugalinë edhe më shumë në objektivin e saj për ta ulur borxhin ekstremisht të lartë shtetëror me rreth 130 përqind, e për këtë është i bindur profesori e ekonomisë João Duque.

Dhurata elektorale apo nxitje e ekonomisë?

Gjithashtu efekti psikologjik është pozitiv, konstaton profesori i filozofisë Viriato Soromenho Marques: "Portugalia mund t'u dëshmojë kreditorëve të saj, se si vend me borxhe u përgjigjet detyrimeve dhe është një partner që duhet vlerësuar me seriozitet." Me këtë qeveria natyrisht që do të fitojë pikë edhe brenda vendit në prag të fushatës elektorale, sepse në vjeshtë në Portugali zhvillohen zgjedhjet parlamentare. E në këtë drejtim në të gjitha sondazhet Partia Socialiste kryeson me një diferencë të vogël kundrejt partisë liberale të djathtë PSD të kryeministrit. Ajo argumenton, se edhe në kohët e politikës së kursimit paratë e mangëta mund të shpërndahen më me drejtësi se deri më sot.

Ndaj është veçanërisht e rëndësishme, se si mund të shpenzohen milionat e kursyera nga ristrukturimi i borxhit, thekson Soromenho Marques. Por përveçse një dhuratë të vogël elektorale si aplikimi i kategorive më të favorshme për tatimet apo për pensionistët më pak shpenzime të posaçme për krizën këto masa favoritojnë më shumë sipërmarrjet: "Kjo qeveri është qartësisht neoliberale dhe do të veprojë në këtë mënyrë."