1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

USA Wirtschaft

Rüdiger Paulert / Uashington1 Shkurt 2009

Ekonomia amerikane vazhdon të jetë në rënie. Të gjitha të dhënat ekonomike janë në rënie, edhe prodhimi social bruto i vendit është duke rënë, vetëm papunësia është në rritje.

https://p.dw.com/p/Gl2H
Barack Obama
Barack ObamaFotografi: AP

Eastmann Kodak largon nga puna 4500 punonjës në shtetin e New York-ut, një të pestën e punonjësve. Prodhuesi i aeroplanëve Cessna 4000 në shtetin e Kansasit, Oskosh-i prodhuesi i zjarrfiksëve në shtetin Uiskonsin (Wisconsin) 1000, Caterpillar 20 000, Starbucks 6000, Microsoft 5000. Për një vend të lirë pune në SHBA janë të interesuar shumë të papunë, thonë statistikat. Për këtë flasin të gjitha emisionet e lameve në televizionet amerikane: „Kjo ishte një javë e vështirë për ekonominë amerikane. Më shumë se 100 mijë amerikanë kanë humbur vendin e punës. Motorri ekonomik mezi po lëviz. Prodhimi bruto në vend ra në tremujorin e fundit të vitit të kaluar në 3,8 për qind. rënia më e madhe që prej vitit 1982.“

Microsoft shkurton 5 000 vetë nga puna.
Microsoft shkurton 5 000 vetë nga puna.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Rënia e ekonomisë amerikane filloi në dhjetor të 2007-ës. Ajo u shkaktua nga rënia e çmimeve në tregun e pasurive të patundshmë, e cila solli probleme me kreditë e hipotekave. Kjo nga ana e saj, shpuri në probleme në tregun e financave. Banka e Investimeve Lehmann Brothers falimentoi në shtator të 2008-ës, banka të tjera shpëtuan me fuzionime dhe pothuajse të gjitha bankat e mëdha në SHBA mundën të qëndronin në jetë me paratë publike. Prej kësaj rezultoi rënie e besimit, e cila solli vështirësi në dhënien e kredive. Në një vend në të cilin futja e qytetarëve në borxhe është gjë e zakontë, pasojat e rënda priteshin. Kështu shpenzimet për automjete dhe mobilje ranë menjëherë me një të pestën. Firmat filluan njëkohësisht të investojnë më pak.

Tani, thotë profesori Tyler Cowen, nga Universiteti i Shetit të Virxhinias (Virginia State University), firmat janë duke reaguar, duke u përpjekur të përgatiten për një krizë disavjeçare dhe ashpërsuar kështu problemet. „Shumë firma duan të rrisin pjesën e vetë të kapitalit, për të patur më shumë para në dispozicion, sepse shumë vetë thonë se kjo krizë mund të zgjasë të paktën pesë vjetë.“ Por, të gjithë këta faktorë nuk mund të shpjegojnë pasojat dramatike të krizës: "Ekziston një fjalë e urtë që thotë: Recesioni zbulon atë çka kontrollori nuk e gjen.“ Mungesa e politikës model të industrisë të automobilëve, është një nga shembujt. Shembujt e tjetër mund të gjenden po ashtu lehtë.

Indeksi në rënie në SHBA
Indeksi në rënie në SHBAFotografi: DW-Montage


Me gjithë fuqinë e duhur dhe më shumë para, qeveria e Obamës kërkon tani të verë problemet nën kontroll. Me programin koniukturor prej 819 miliardë dollarësh, duhet t`i jepet hov ekonomisë, mendon presidenti Barack Obama dhe pjesa më e madhe e demokratëve në Dhomën e Reprezentatëve. 350 milliardë të tjerë, nga paketa e qeverisë Bush, duhet të shkojnë në tregun financiar. Ministri i Financave Timothy Geithner dhe njerëzit e tij janë duke diskutuar vetëm se "si" duhet të bëhet kjo. Në stilin e ri të qeverisë bën pjesë, jo vetëm tregimi i të dhënave reale ekonomike, por edhe theksi se në fund të fundit e gjitha ka të bëjë me njerëzit. Presidenti Obama: „Kriza ekonomike është shkatërrim për familjet amerikane. Shifra janë në rënie, dhe kjo tregon sa e rëndësishme të shieht se çfarë do të thonë ato për familjet amerikane. Gjendja është alarmante."