1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ekologjistët irlandezë largohen nga qeveria

Kriza qeveritare në Irlandë arrin kulmin. Ekologjistët largohen nga koalicioni me partinë konservatore Fianna Fail dhe dalin në opozitë në mënyrë të mënjehershme. Kështu qeveria e kryeministrit Cowen nuk ka më shumicën.

default

Kryeministri, Brian Cowen, në vështirësi

"Durimi ynë ka arritur fundin", tha shefi i ekologjistëve John Gormley të dielën (23.1.) në Dublin. "Ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë në qeveri."Kam vendosur që ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë në qeveri." Gormley kërkoi sa më parë të jetë e mundur zgjedhje të reja parlamentare. "Këto zgjedhje janë absolutisht të domosdoshme", tha ai. Irlandezët kanë humbur besimin te politika dhe proceset politike, Irlandezët presin diçka më të mirë dhe meritojnë diçka më të mirë, tha ai.

Dossierbild Regierungskrise in Irland Bild 2

Shefi i ekologjistëve, John Gormley, njofton largimin nga koalicioni

Kryeministri Cowen shpalli javën e kaluar 11 marsin datën e zgjedhjeve. Ky afat nuk mund të mbahet më, Irlanda do të votojë për pak javë. Të gjelbrit kanë bërë të ditur, se do të mbështesin buxhetin e kursimeve për këtë vit nga jashtë në opozitë. Buxheti duhet të miratohet që para zgjedhjeve. Në fakt buxheti është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Masat e kursimit janë parakushti, që Irlanda të mund të marrë miliardat e shpëtimit nga BE dhe FMN.

A do të miratohet ligji financiar para shpërbërjes së parlamentit?

Edhe dy partitë e mëdha opozitare, partia Fine Gael e qendrës së majtë dhe partia laburiste socialdemokrate duan të kooperojnë me Brian Crowen. Në fundjavë ata i propozuan kryeministrit një deal: ata do të bënin gjithçka, që buxheti i kursimit të kalojë në parlament brenda një jave. Si kompensim presin nga Cowen, që ai t'i afrojë zgjedhjet. Në qoftë se bien dakord, partia laburiste do ta tërhiqte kërkesën për votë mosbesimi kundër qeverisë. Votimi ishte planifikuar në fakt për të martën e ardhshme (25.1).

Flagge Irland

Kohë të vështira për Irlandën: në borxhe dhe krizë politike

A do të mbijetojë politikisht kryeministri Cowen?

Vëzhguesit e konsiderojnë të mundshme, që Cowen ta pranojë propozimin dhe ta shpërndajë shpejt parlamentin. Sipas ligjit irlandez zgjedhjet do të duhej të zhvilloheshin brenda tri javësh.

Brian Cowen, që njihet si strateg i regjur, javët e fundit u përpoq me të gjitha mënyrat që të mbahej në pushtet. Por presioni edhe brenda radhëve të veta, erdhi duke u rritur nga dita në ditë, prandaj Cowen dha të shtunën (22.1.) dorëheqjen si kreu i partisë Fianne Fail. Largimi i të gjelbërve, mund ta shpejtojë vdekjen e tij politike. Qeveria irlandeze dhe sidomos Brian Cowen ka muaj që kritikohen. Shumica e irlandezëve e akuzon kryeministrin për menaxhim të keq të krizës bankare dhe krizës së borxheve. Sipas situatës së fundit partia Fianne Fail mund të pesojë humbje të thellë në zgjedhjet e reja. Qeveria e re në Irlandë do të përbëhet nga Fine Gael dhe partia laburiste.

Autor: Stephan Lochner/Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 25.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/102IH
  • Data 25.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/102IH