1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekologjia nën hijen e krizës financiare

Christoph Hasselbach21 Tetor 2008

Ministrat e shteteve anëtare të BE, të hënën debatuan programin kontestues për ruajtjen e klimës. Shtetet anëtare kanë paraqitur si synim që deri në vitin 2020 të zvoglohet lirimi i dioksidit të karbonit për 20 përqind.

https://p.dw.com/p/FeNv
Sigmar GabrielFotografi: picture alliance/dpa

Koha po kalon. Presidentët dhe kryeminsitrat deri në dhjetor duhet të miratojnë paketën për ruajtjen e klimës. Por kriza financiare është në plan të parë. Ministrja italiane Stefania Prestigiacomo i quajti planet për ruajtjen e mjedisit si të padurueshme për industrinë italiane, sepse duhet të paguhen 25 miliardë shtesë. Ndërsa ministri gjerman për ekologji Sigmar Gabriel thotë se kriza financiare po përdoret vetëm si alibi.

“Besoj se duhet thënë që klima dhe paketa e energjisë janë objektivi i parë i madh politik i BE. Po flasim as më pak e as më shumë se për bazën e energjisë për industrinë tonë. Dhe e dyta, ne duhet të jemi një shembull për pajtueshmërinë e rritjes ekonomike dhe ruajtjes së klimës”, thotë ai.

Mirëpo edhe Gabriel kërkon kushte më të volitshme, për industrinë e veturave, celikut, kimisë...

“Le të flasim për industrinë spanjolle të çementos, për shembull. Në momentin kur futet në konkurrencë me Marokon, Spanjës i duhet që të ketë kujdes dhe të mos e humbë aftësinë e depërtimit në treg. Industria evropiane duhet të mbetet konkurrente në tregun botëror. Pra si mund ta ruajmë këtë aftësi, përderisa vendet jashtë BE-së nuk u përbmahen kushteve të njëjta?”, pyet ai.

Pra duhet gjetur një rrugë për eliminimin e këtyre mangësive. Shumëkush ka frikë nga përjashtimet e shumta dhe harrimi i qëllimit krysor. Komisioneri evropian për mjedinin Stavros Dimas kundërshton pohimet e Italisë dhe vendeve tjera se projektet janë tepër të shtrenjëta. Ai thotë se kriza financiare është edhe një shkas tjetër për angazhim më të madh për ruajtjen e mjedisit.

“Sepse me investime dhe teknologji të pastër hapen edhe vende të reja pune, në sektoret e energjisë ku më pak varemi prej importimit të naftës. Në këtë mënyrë ruajmë edhe bujqësinë tonë, që është e domosdoshme", pohon Dimas.