1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ekipi i DW në Turneun Ndërkombëtar "Kupa Panajot Pano '16"

Fryma e ekipit- çelsi për një ndeshje të bukur: Edicioni i VII-të i Turneut Ndërkombëtar "Kupa e Panajot Panos 2016" - Ekipi i gazetarëve sportistë të DW meriton kupën për vendin e tretë në klasifikim.

Edicioni i VII-të i Turneut Ndërkombëtar” “Kupa e Panajot Panos 2016” me emrin e mitit të futbollit shqiptar u zhvillua fundjavën e kaluar ( 4- 5 mars) në mjediset e kompleksit sportiv "Euro Star", që ndodhet në Bubq, Fushë-Krujë.

Komunai Bubq, në Fushë-Krujë, u vizitua nga Papa Françesku, kur ai ai qëndroi ne Shqipëri më 21 shtator 2014. Kjo komunë, eshtë e njohur për bashkëjetesën fetare mes banorëve me besime të ndryshme. Papa Françesku vizitoi Qendrën Katolike ”Betania” ne Bubq që luan një rol të spikatur në promovimin e harmonisë fetare.

Bahri Cani, menaxher i ekipit të gazetarëve sportistë të DW dhe njëherazi lojtar i ekipit, merr kupën për vendin e tretë në klasifikim, mes 8 ekipeve të gazetarëve sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Ekpi i gazetarëve sportivë të DW. Kapiteni i skuadrës Henrik Böhme, në qendër më fanelën e kuqe. Dëfrim Methasani, gazetar për emisionet e sportit në TVSH dhe president i shoqatës Media- Sport e karakterizoi lojën e ekipit të gazetarëve sportivë të DW “fair play”. Në edicionin e vitit të kaluar ekipi i DW meritoi një medalje dhe çertifikatë mirënjohjeje për lojën e saj korrekte dhe qendrimin etik ndaj ekipeve konkurruese.

Ekipi i gazetarëve sportivë të DW duke u konsultuar në pushimin e ndeshjes me ekipin e Ora News, që doli 0:0. Loja e gazetarëve sportivë të DW u karakterizua nga bashkëpunimi dhe fryma e ekipit.

Ekipet pjesëmarrëse

Tetë ekipe të gazetarëve sportivë në Edicionin e VII të Turneut Ndërkombëtar” “Kupa e Panajot Panos 2016”: Gjermania- Deutsche Welle, Maqedonia, Kosova, Shkodra, Ora News, Durrësi, Tring, Radio- Televizioni Shqiptar.

Kupën e ekipit fitues të Edicionit të VII të Turneut Ndërkombëtar” “Kupa e Panajot Panos 2016” e meritoi ekipi i gazetarëve sportivë të Shkodrës.

Futbolli ka qenë dhe mbetet një urë miqësie dhe komunikimi mes popujve. Ledio Pano, djali I legjendës shqiptare të futbollit, Panajot Pano, i dërgon bluzën e gjelbër me të cilën ka luajtur futbollistit gjerman i Bremenit, Hetges, kapiten i kombëtare së ish RFGJ me nënshkrimet e gjithë lojtarëve të ekipit kombëtar të Shqipërisë, për të përkujtuar ndeshjen në Tiranë në 1967, të dy ekipeve kombëtare RFGJ- Shqipëri që doli me rezultatin 0:0.

Milaim Krasniqi, kapiten i ekipit të gazetarëve të sportit nga Kosova meritoi bluzën e kuqe me Nr. 10, të kombëtares së Kosovës, me numrin që ka mbajtur Panajot Pano, për organizimin e edicionit të VII të këtij turneu, kurse Dëfrim Methasani bluzën me Nr.10 nga Deutsche Welle.