1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Ekipet profesioniste afrikanojugore kanë gjetur me Ligën Gjermane të Futbollit një partner të fortë bashkëpunimi

Në Afrikën e Jugut, Liga Gjermane e Futbollit (DFL) dhe Liga Afrikane e Futbollit (PSL) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

PSL synon të marrë shembullin e Bundesligës.

PSL synon të marrë shembullin e Bundesligës.

Që prej vitit 1966, kampioni afrikanojugor i futbollit luhet në Premier Soccer League, PSL, tani 16 ekipet profesioniste afrikanojugore kanë gjetur me Ligën Gjermane të Futbollit një partner të fortë bashkëpunimi. Pas Kampionatit Botëror të Futbollit 2006 në Gjermani, ekipet e Bundesligës e shtuan mesataren e spektatorëve të tyre me më shumë se një të tretën. Edhe PSL synon që pas një kampionati që shpresohet të jetë entuziazmues botëror futbolli të tërheqë gjithashtu më shumë tifozë në stadiumet moderne. Njohuritë si të realizohet kjo PSL-ja tani synon t'i mësojë nga Liga Gjermane e Futbollit.

Përsa i përket lojës dhe organizimit të ndeshjeve, Bundesliga kryeson në Evropë, thotë me entuziazëm Kjetil Siem. Norvegjezi e drejton PSL-në që prej tri vjetësh si kryetar i kryesisë, dhe si partner bashkëpunimi ai ka përfytyrime konkrete: "Unë do të dëshiroja të kisha planin e ndeshjeve të Bundesligës, ky është plani më i mirë i ndeshjeve në botë. Liga Gjermane e Futbollit, DFL kërkon sistemin tonë të akreditimit për mediet. Urojmë që e gjitha të zhvillohet mirë në vitet e ardhshme."

Die Delegation in WM-Christian Pfennig ka shkuar për të prezantuar bashkëpunimin në Johannesburg.

Die Delegation in WM-Christian Pfennig ka shkuar për të prezantuar bashkëpunimin në Johannesburg.

Ky sezon ishte një rrëmujë e vërtetë

Ndeshje të Ligës, që caktohen vetëm pak kohë para se ato të zhvillohen, shoqata që në mungesë të stadiumeve vetjake detyrohen t'i zhvillojnë ndeshjet e terrenit të tyre diku në Afrikën e Jugut, të drejta bashkëvendosjeje të ekipeve në planifikimin e sezonit nuk ka. Kritika vijnë nga Sean Dundee, i cili si profesionist i Afrikës së Jugut ka luajtur me sukses për Karlsruhe SC dhe VfB Stuttgart në Bundesliga: "Ky sezon ishte një rrëmujë e vërtetë, kjo nuk është ajo që pritet nga liga profesioniste. Me DFL ne me siguri do të ecim në drejtimin e duhur."

Christian Pfennig ka shkuar si drejtues i komunikimit të DFL për ta prezantuar bashkëpunimin në Johannesburg. Vazhdimisht atij i duhet t'u shpjegojë gazetarëve afrikanojugorë atë që mund të presë mikpritësi i Kampionatit Botëror të Futbollit nga marrëveshjet: "Ne kemi qendra të drejtimit të rendimenteve të të rinjve, për të cilat investojmë çdo vit 70 milionë euro. Kjo mund të prekë edhe temat e licensimit, marketingut, komunikimit deri te bamirësia."

Kooperation DFL südafrikanische Fußballliga Jugendspiel

Veçanërisht puna shembullore e ekipeve të Bundesliga-s është me interes për afrikanojugorët.

Kërkohen kushte më të mira

Veçanërisht puna shembullore e ekipeve të Bundesliga-s është me interes për afrikanojugorët. Rainer Zobel, ish-lojtari profesionist i Bajernit, i cili që prej një viti stërvit klubin profesionist të Johanessburgut Moroka Swallows, dëshiron kushte më të mira, para së gjithash për lojëtarët e rinj të së ardhmes: "Puna është se këtu vijnë vërdallë të gjithë lojëtarët e rrugës. Talentet e mëdha të lëvizjes këtu nuk mësohen në rini. Mua më vijnë 18 vjeçarë në ekip, me të cilët në fund të fundit më duhet ta filloj të gjithën nga e para, që ata ta kuptojnë futbollin."

Që me një përgatitje më të mirë, në të ardhmen do të mund të luajnë në Bundesliga shumë më tepër lojëtarë afrikanojugorë, këtë mund ta përfytyrojnë shumë mirë përgjegjësit e DFL-së.

Autor: Ulrich Reimann/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 08.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NJAR
  • Data 08.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NJAR