1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

250311 D AWACS Afghanistan

26 Mars 2011

Në të ardhmen ushtria gjermane do të marrë pjesë në kontrollimin e hapësirës ajrore afgane me avionët e NATO-s. Këtë e vendosën ditën e premte (25.3) me shumicë votash deputetët e parlamentit gjerman.

https://p.dw.com/p/10huY
Qeveria gjermane kërkon të mbështesë partnerët e aleancës për të realizuar misionin ushtarak në Libi ◄Fotografi: picture-alliance / dpa

Ato janë sytë fluturues të aleancës ushtarake NATO, avionët zbulues AWACS. Ata janë avionë të përshtatur Boeing 707, me një shtesë antenash karakteristike për to në formë kërpudhe. 17 të tillë janë stacionuar në Geilenkirchen të Gjermanisë perëndimore. Me shumicën dërrmuese, parlamenti gjerman Bundestag vendosi të premten (25.3) të kontrollojë hapësirën ajrore mbi Afganistan me ekip gjerman të AWACS-öve. Një argument i rëndësishëm i qeverisë gjermane, për të marrë këtë vendim, ishte se drejtimi i avionëve në Hindukush nga njö ekip gjerman do të çlironte vendet e NATO-s aktive në Mesdhe, në luftën kundër Gaddafit. Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle

"Vendimi është i drejtë, sa i përket çështjes. Por ai është i drejtë për aleancën. Ai është i drejtë sa i përket çështjes, sepse ka të bëjë me rregullimin, kontrollin dhe vözhgimin e fluturimeve mbi Afganistan, si për fluturimet ushtarake, ashtu edhe për ato civile."

Sandsäcke in Geilenkirchen
17 avionë AWACS janë stacionuar në Geilenkirchen të GjermanisëFotografi: AP

Krahas partive qeveritare CDU dhe FDP, edhe Partia Socialdemokrate ishte pro mandatit. Partia ekologjike dhe partia E majta ishin kundër.

Para zhvillimit të votimit deputetët debatuan mbi pyetjen, sa e arsyeshme është politika federale gjermane. Sepse në Këshillin e Sigurimit të KB, ministri Westerwelle abstenoi, kur anëtarët e tjerë vendosën sanksione kundër Libisë. Ai refuzoi ndërhyrjen ushtarake. Tani ai argumenton se Gjermania nuk dëshiron të mbetet neutrale. Gjermania nuk do t`i lerë aleatët e saj në rrezik në Libi. Prandaj kancelarja Angela Merkel pati premtuar direkt pas vendimit të Këshillit të Sigurimit për përkrahje indirekte të sulmit ajror të NATO-s, duke marrë përsipër fluturimet AWACS.

Të prekur nga ky vendim janë disa baza të huaja ushtarake në Gjermani, të drejtat e tyre të fluturimit, si dhe infrastruktura. Kështu për shembull, kuartieri kryesor i forcave ajrore amerikane në Ramstein, baza ajrore e NATO-s në Geilenkirchen, si dhe kuartieri kryesor i forcave ajrore amerikane, që merren me Afrikën, në Shtutgart.

Gjermania ka tërhequr anijet dhe vëzhgimin ajror nga hapësira e Mesdheut, në mënyrë që të mos përzihet në aktivitetet luftarake. Pjesa tjetër e personelit të ushtrisë gjermane, që punon në strukturat drejtuese të NATO-s, vazhdon të punojë si deri tani, për shembull në kuartierin kryesor të NATO-s, në Mons të Belgjikës.

CIA Flüge Deutschland US Air Base Ramstein
Ramstein, baza amerikaneFotografi: AP

Këtë e theksoi zëdhënësi i ministrisë së Mbrotjes, Stefan Paris. "Punonjësit sigurisht që qëndrojnë në shtabet e integruara të NATO-s, sepse puna kryesore e NATO-s është që të sigurojë nga shtetet e ndryshme anëtare shtabe të integruara me personat përkatës."

Qeveria federale ndihmon në këtë mënyrë luftimet, të cilat politikisht nuk i ka pranuar. Vendimet racionale ndodhen në kontradiktë me besnikërinë ndaj federatës. Ky është një pozicion i vështirë, në të cilin Angela Merkel dhe Guido Westerwelle kanë rënë nga shtetet anëtare të NATO-s, Franca dhe Britania e Madhe. Eksperti i mbrojtjes të partisë E majta dëshiron një qëndrim të qartë të qeverisë federale kundrejt ndërhyrjes ushtarake në Libi.

Roli i Gjermanisë në botë është komplikuar. Nëpërmjet lidhjes me Libinë, ushtarët gjermanë në Hindukush nuk mbrojnë vetëm stabilitetin e Afganistanit dhe sigurinë ndërkombëtare, por edhe interesat e opozitës libiane.

Autor: Heiner Kiesel/ Aida Cama

Redaktoi: Angelina Verbica