1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Egjipti ende larg demokracisë

Është mirë që Mursi u largua nga pushteti. Por ndërhyrja e ushtrisë për rrëzimin e një presidenti të zgjedhur me mjete demokratike bart me vete edhe shumë rreziqe, mendon komentatori i DW.

default

Ushtria egjiptiane rrëzoi President Mursin

Së pari Husni Mubaraku e tani edhe Mohammed Mursi. Ushtria edhe një herë në minutat e fundit u vendos në anën e demonstruesve në sheshin Tahrir për të rrëzuar një president të padashur - në këtë rast madje një president të zgjedhur me mjete demokratike. Por së fundi ai gjithnjë e më shumë polarizonte vendin dhe popullin egjiptian.

Rezultati është i qartë, por edhe i dyshimtë: ushtria është dhe mbetet faktori vendimtar në Egjipt. Në rastet më emergjente ajo eviton dështimin e shtetit. Njëherit forcat ushtarake nuk i lejojnë askujt që të përzihet në punët e saj dhe me një pozicionim të shkathtë paraqiten si shpëtimtar të shtetit. Kështu ushtria siguron një dominim politik në të gjitha çështjet e rëndësishme por siguron edhe interesat e veta ekonomike.

Respekti për guximin e qytetarëve

Kjo nuk është një vepër demokratike, por cila është vlera e kulturës demokratike në Egjiptin e sotëm? Shumë njerëz të cilët ditët e fundit kanë protestuar kryesisht me mjete paqësore kundër Mursit, kanë treguar një guxim të madh dhe meritojnë respekt. Askush që beson në demokraci dhe pluralizëm nuk mund të dëshirojë në vendin më të madh për nga numri i banorëve në vendet arabe një politikan si Mohammed Mursi për president. Megjithë paraqitjet e tij "pragmatike", Mursi tërë kohën forconte vetëm pushtetin e vet me Vëllazëria Myslimane.

Deutsche Welle Rainer Sollich Arabische Redaktion

Rainer Sollich

Shumë demonstrues janë të bindur se feja islame dhe demokracia mund të shkojnë së bashku, sikur feja e krishterë dhe demokracia. Ata kanë mundësuar edhe rrëzimin e Mursit me ndihmën e ushtrisë. Por dyshohet se Vëllazëria Myslimane mund të përjetojë një ndryshim demokratik, ndonëse kjo nuk mund të thuhet për të gjithë simpatizantët e kësaj organizate. Por në mesin e tyre ka dhe një masë njerëzish të gatshëm për dhunë. Dhe jo vetëm në mesin e tyre. Edhe në anën e kundërshtarëve të Mursit, në mesin e "revolucionarëve liberalë" dhe tek të rinjtë e frustruar ka një potencial të tmerrshëm për dhunë dhe urrjejte. Nga kultura demokratike shihet shumë pak. Mungesën e saj e tregojnë edhe kërkesat e pamatura për largimin e plotë nga skena politike të Vëllazërisë Myslimane dhe dënimin e tyre.

Përçarjet e rrezikshme

Për Egjiptin është me rëndësi që Mursi nuk është më në pushtet. Në kohë afatgjatë ky ndryshim mund të jetë një sinjal pozitiv madje për tërë rajonin, sepse shumica e vendit me numrin më të madh të banorëve në vendet arabe tregoi se mund të luftohet kundër dominancës së islamistëve. Por kjo recetë nuk është i sigurtë, sepse shoqëria egjiptiane edhe më tej është shumë e përçarë. Ndërkohë që gjendja dramatike ekonomike mund të tensionojë edhe më shumë situatën.

Vendi edhe më tej mbetet i përçarë thellë. Ndërhyrja e ushtrisë ka qenë në këtë moment e domosdoshme, por kjo është një goditje për proceset demokratike në këtë vend. Ky është ndoshta fillimi i revolucionit egjiptian. Por potenciale për dhunë edhe më tej ka shumë.