1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Egjipt: Presidenti Mursi dhe opozita në kurs konfrontimi

Për shkak të trazirave qeveria do t'i japë kreut të shtetit kompetenca të veçanta. Opozita bën thirrje për demonstrata të reja ditën e premte.

Pas trazirave të rënda në Egjipt presidenti Mohamed Mursi dhe opozita janë në kurs konfrontimi. Koalicioni kryesor opozitar, Fronti Kombëtar i Shpëtimit, e hodhi të hënën (28.01) poshtë ofertën e Mursit për "dialog kombëtar" dhe bëri thirrje për demonstrata të reja ditën e premte.

"Qëllimet e revolucionit" duhen arritur deklaroi Fronti Kombëtar i Shpëtimit pas diskutimeve të brendshme. Thirrja për demonstrata të premten i drejtohet gjithë vendit.

"Ne nuk do të marrim pjesë në një dialog, që është pa kuptim", tha fituesi i çmimit Nobel Mohamed ElBaradei, një nga liderët e Frontit Kombëtar të Shpëtimit. Në Frontin Kombëtar të Shpëtimit janë bashkuar disa lëvizje dhe parti liberale dhe të spektrit të majtë.

Archivbild Mohammed el-Baradei Proteste in Kairo

Mohammed el-Baradei

"Brenda frontit ne jemi absolutisht të një mendimi", tha El Baradei. "Problemi duhet të trajtohet nga rrënjët dhe jo simptomat."

Egjipti ka ditë që po tronditet prej trazirave, gjatë të cilave ka pasur edhe të vrarë. Për këtë presidenti Mursi shpalli për 30-ditë gjendjen e jashtëzakonshme.

Për shkak të trazirave qeveria do t'i japë kreut të shtetit kompetenca të veçanta. Me ligj ato duan t'i lejojnë presidentit Mursi që ushtria të veprojë edhe brenda vendit, pra që ushtarët së bashku me policinë të kujdesen për ruajtjen e sigurisë publike dhe mbrojtjen e institucioneve kritike.

Ägyptische Armee

Për shkak të trazirave qeveria do t'i japë kreut të shtetit kompetenca të veçanta

Kompetencat e veçanta duhet të mbesin në fuqi deri në zgjedhjet e reja parlamentare. Sipas planeve aktuale zgjedhjet pritet të zhvillohen brenda disa muajsh. Sipas projektligjit Mursi mund t'i përdorë kompetencat e veçanta me urdhër të tij, sa herë që ai e sheh këtë si të nevojshme.

Reagime në prag të vizitës në Berlin

Mursi pritet të mërkurën për një vizitë dy ditore në Berlin, ku ai fillimisht do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) dhe të enjten me presidentin Joachim Gauck. Kurse për të premten është planifikuar një vizitë e Mursit në Paris

I ngarkuari i Qeverisë Federale gjermane për të Drejtat e Njeriut, Markus Loening, i bëri thirrje Mursisë që t'i falë 21 tifozët e futbollit të dënuar me vdekje, sepse kishin ushtruar dhunë. "U bëj thirrje autoriteteve, t'i shndërrojnë dënimet me vdekje të 21 të dënuarve me vdekje në dënime me burgim dhe të mos japin më asnjë dënim tjetër me vdekje", tha Loening.

Amnesty International (AI) njoftoi se të mërkurën do të zhvillojë protesta pranë selisë së kancelares kundër "brutalitetit të tepërt dhe jo proporcional të policisë në Egjipt". Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) tha se nuk duhet të nënvlerësohet "forca revolucionare e ndryshimeve në Egjipt dhe vende të tjera." Zhvillimet e fundit në Egjipt rrezatojnë "përtej kufijve të vendit dhe ndikojë në rrjedhën e ngjarjeve në vendet e tjera arabe", tha Westerwelle.