1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Egjipt: Kushtetuesja në anën e gjeneralëve

Lufta për pushtet midis presidentit të ri egjiptian Mohammed Mursi dhe këshillit të fuqishëm ushtarak për të rimbledhur parlamentin e shpërndarë po acarohet. Gjykata Kushtetuese del qartë në anën e gjeneralëve.

Gjykata Kushtetuese e konsideroi të hënën vendimin e diskutueshëm për shpërndarjen e parlamentit  si vendim të "detyrueshëm" duke marrë kështu në mënyrë të qartë anën e gjeneralëve. Presidenti Mursi nxori të dielën një dekret për rimbledhjen e parlamentit, i cili pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese u shpërnda në qershor prej Këshillit Ushtarak, Me këtë veprim Mursi i hyri kursit të konfrontimit me Këshillin Ushtarak.

Gjykata Kushtetuese e Egjiptit qëndron në vendimin e saj të muajit qershor: një pjesë e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara para rreth një gjysmë viti nuk ishte në përputhje me kushtetutën, dhe për këtë shkak i gjithë parlamenti duhet të shpërndahet. Të gjitha institucionet politike të vendit duhet t'i përmbahen vendimit të Gjykatës, deklaroi një zëdhënës i gjykatës për agjencinë shtetërore të lajmeve Mena.

Në mënyrë të ngjashme e shikojnë këtë çështje edhe shumë egjiptianë dhe kritikojnë për këtë arsye dekretin e presidentit Mohamed Mursi, për rimbledhjen e parlamentit.

"Kjo tregon për mungesë respekti për vendimin e gjykatës. Ne duam të jemi shtet ligjor dhe t'i respektojnë ligjet në jetën e përditshme. Nëse nuk pajtohemi me ligjet, duhet të ndjekim rrugët ligjore për t'u mbrojtur, dhe ligji nuk mund të anashkalohet? Kjo nuk shkon!" - thotë Selfia.

Të tjerë e shohin vendimin e presidentit Mursi si një tregues të qartë se presidenti nuk lejon t'i kufizohen kompetencat e veta - as edhe nga ana e Këshillit të Lartë Ushtarak, i cili në fund të qershorit ia kaloi pushtetin në vend presidentit vetëm deri në një masë të caktuar.  "Ky është një vendim i mirë dhe shpreh vullnetin e popullit dhe të revolucionit, ne e kemi zgjedhur Dr. Mursi, për të shprehur vullnetin tonë dhe vullnetin e sheshit Tahriri. Dhe ky vendim është diçka si  kthim i fuqisë së presidentit." - thotë Hosami.

Ndërkohë, për të martën në drekë është planifikuar një seancë e parë e Parlamentit. Për Saad el-Husseini, anëtar i Partisë Liri dhe Drejtësi i vëllazërisë myslimane kjo është një gjë e mirë.

"Presidenti e ka zbatuar siç duhet vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kush e kritikon tani, duhet të kritikojë më mirë faktin që marshall Tantawi i Këshillit Ushtarak i mori parlament të zgjedhur pushtetin legjislativ. Tantawi e ka zbatuar vendimin gabim. Me gjithë respektin për këshillin ushtarak, po kritika është me vend." -  thotë Saad el-Hussein.

epa03264475 (FILE) A file photo dated 23 January 2012, shows the first Egyptian parliament session after the revolution that ousted former President Hosni Mubarak, in Cairo, Egypt. Media reports on 14 June 2012 state that the Supreme Constitutional Court ruled that one third of seats in parliament, allocated for independents, were void. The court described as unconstitutional an election law that allowed candidates from political parties to stand for independents' seats in the polls held late last year. It was not clear if the ruling means parliament would be dissolved. EPA/KHALED ELFIQI +++(c) dpa - Bildfunk+++

Parlamenti egjiptian, Kairo

Shumë deputetë  kanë vendosur që tani që të mos marrin pjesë në shenjë respekti për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në seancën e parlamentit.

Një situatë shumë e tensionuar kjo në të cilën ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle viziton Kajron. Ndër të tjera, është planifikuar dhe një bisedë me presidentin e ri Mohamed Mursi.

Westerwelle do të takohet gjatë vizitës së tij të shkurtër edhe me homologun e tij egjiptian Mohamed Amr për të biseduar edhe në lidhje me zhvillimet e fundit të krizës në Siri.