1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Egjipt: Dhuna e policisë - Jep dorëheqjen ministri i Kulturës

Pamjet tronditëse të videos me demonstruesin egjiptian javën e kaluar ka shokuar jo vetem Egjiptin por mbarë botën. Dhuna e tmerrshme e policisë ka vënë në pozita të vështira edhe presidentin Mohamed Mursi.

default

Ministri egjiptian i Kulturës Mohamed Saber Arab (djathtas)

Në shenjë proteste kundër sjelljeve brutale të policisë në vendlindjen e tij, ministri egjiptian i Kulturës Mohamed Saber Arab ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Mediet shtetërore njoftojnë se vendimi i marrë prej tij vjen si reagim ndaj keqtrajtimeve që policia i bëri një demonstruesi 50 vjeçar të premten e kaluar. Një video që ka krijuar indinjatë të thellë në gjithë vendin tregon se si një burrë është rrahur nga forcat e sigurisë dhe pastaj i zhveshur është marrë zvarrë nëpër pistën e një transportuesi.

Ägypten Trauer Beerdigung Mohamed al-Gindy

Ceremonia mortore për vdekjen e aktivistit Mohamed al-Guind

Në qytetin Tanta policët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit që ishin mbledhur në një ceremoni mortore për vdekjen e aktivistit Mohamed al -Guind. Më pas pjesëmarrësit në varrim sulmuan policinë me gurë kurse ajo iu kundërpërgjigj me gazlotsjellës dhe mjete të tjera.

Të paktën 18 vetë u plagosën rëndë bëjnë të ditur autoritetet vendore. Presidenti islamik Mohammed Mursi bëri të ditur se ai ka urdhëruar Prokurorin e Përgjithshëm që të hetojë rastin e vdekjes së al Guindis-it. Ai theksoi se “nuk ka kthim prapa për abuzime me të drejtat e qytetarëve dhe liritë e tyre pas revolucionit të 25 janarit”, duke iu referuar përleshjeve masive popullore, që rrëzuan Mubarak-un, në shkurt 2011.

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Egjiptit, që të hetojë të gjitha akuzat për abuzim të kryer nga zyrtarët e sigurisë. Vendosja para drejtësisë e autorëve, është mënyra më e mirë për të parandaluar përsëritjen e keqtrajtimeve, tha një zedhënës në Uashington. Kundërshtarët e presidentit egjiptian Muhamed Morsi thonë se vdekjet dhe abuzimet e kryera nga ana e policisë tregojnë se forcat e sigurisë nuk janë reformuar që nga rrëzimi i Hosni Mubarakut. Brenda vetëm një jave në Egjipt gjatë trazirave të motivuara politikisht jetën kanë humbur të paktën 60 vetë.

  • Data 05.02.2013
  • Autor afp dpa rtr /Kelmendi
  • Fjalët kyç Egjipt, SHBA, trazira
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17YD9
  • Data 05.02.2013
  • Autor afp dpa rtr /Kelmendi
  • Fjalët kyç Egjipt, SHBA, trazira
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17YD9