1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Egjipt: Atentat me të vrarë ndaj koptëve në Egjipt

Një atentator vetëvrasës hodhi veten në erë në një automjet të parkuar para një kishe në qytetin port të Aleksandrisë.

default

Prej një atentati ndaj të krishterëve koptë në Egjipt janë vrarë të paktën 21 vetë. Siç bënë të ditur autoritetet vendase lënda plasëse shpërtheu, kur rreth një mijë vizitorë të një meshe për vitin e ri në Aleksandri dolën nga kisha. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Kairo, një atentator vetëvrasës e pati hedhur veten në erë në një automjet të parkuar para kishës. Mendohet se atentatori kishte rreth 100 kilogramë lëndë eksplozive.

Bombenanschlag auf Kopten in Alexandria / Ägypten

Atentatori e pati hedhur veten në erë në një automjet të parkuar para kishës

Pak kohë pas këtij akti dhuna e bashkësisë së të krishterëve të zemëruar u përplas ndaj një xhamije që gjendet përballë kishës. Sipas njoftimeve të policisë të krishterët dhe myslimanët zhvilluan përleshje në rrugë dhe luftuan edhe me forcat e sigurisë.

Presidenti Hosni Mubarak u bëri thirrje të dyja palëve që të mos përleshen me njëra-tjetrën: "Terrori e prek të gjithë kombin, si koptët edhe myslimanët, njëlloj. Ky është një akt kriminal, pikërisht në një moment kur bota feston Vitin e Ri.

Përgjegjësinë për atentatin deri tani nuk e ka marë askush. Por Ministria e Brendshme egjiptiane tha në deklaratën e saj se rrethanat e incidentit dhe sulme të tjera kohët e fundit tregojnë "në mënyrë të qartë se elementë të huaj u morën me planifikimin dhe ekzekutimin e aktit". Para pak kohësh një grup që ka lidhje me Al Kaidën kishte bërë thirrje për sulme ndaj të krishterëve në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle, foli për një akt brutaliteti kundër njerëzve, të cilët donin ta kremtonin në paqe Vitin e Ri. Mënyra cinike e veprimit të atentatorëve tregon se kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare duhet vepruar me vendosmëri.

Autor: Ulrike Bratke
Redaktor: Pandeli Pani