1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Efektet e para në luftë me katastrofën: Stabilizohet gjendja në Fukushima

Lufta kundër rrezatimit bërthamor në Fukushima megjithatë vazhdon. Shpresë jep vendosja e pritshme e furnizimit me energji elektrike në 4 reaktorë. Ndërkohë u zbulua radioaktivitet në spinaq dhe qumësht.

default

Trupat e zjarrfikësve pranë Fukushimës (18.03)

Qeveria japoneze u shpreh të shtunën (19.03) se me ngadalë po shënohen përparime në luftën kundër katastrofës bërthamore. Zëdhënësi Yukio Edano bëri fjalë për një gjendje më shpresëdhënëse. "Besojmë se aktualisht situata po stabilizohet. Aksionet e ftohjes nga jashtë po japin efektet e tyre. Në reaktorin 3 ka tani më shumë ujë." Përmes hedhjes së vazhdueshme të ujit shpresohet të dalë më pak radioaktivitet jashtë.

Hapa përpara në luftë me katastrofën

Në centralin atomik të dëmtuar rëndë Fukushima 1 teknikët ende punojnë pandërprerë për të evituar katastrofën bërthamore në Japoni. Firma menaxhuese e centralit Tepco njoftoi se ndërkohë është arritur të vendoset furnizimi me energji elektrike në një impiant të shkatërruar nga tërmeti, cunami dhe shpërthimet. Të dielën (20.03) pritet vendosja e furnizimit me energji elektrike nga reaktorët 1 deri tek 4. Pompa uji në një distancë prej 300 metrash hedhin ujë tek reaktorët.

Japan Fukushima 1 am 18. März 2011

Pamje nga ajri e Fukushimës

Për shkak të rrezikut radioaktiv, forcat e shpëtimit i afrohen çdo tre orë makinerive për t'i mbushur me ujë deti. Megjithatë ka ende punë për të bërë para se të fillojë ftohja e vërtetë e reaktorëve. Në rast se kjo nuk arrihet, atëherë në central mund të fillojë një shkrirje bërthamore. Puna ka filluar edhe me ftohjen e reaktorit nr 5 në Fukushima. Shpresa mbetet tek vendosja e furnizimit me energji elektrike.

Rrezatimi radioaktiv, i rrezikshëm për jetën e njeriut është prezent në zonat përreth centralit bërthamor. Në afërsi të reaktorit Fukushima, sipas një zëdhënësi të qeverisë japoneze është gjetur gjurmë radioaktiviteti në spinaq dhe qumësht. Agjencia Ndërkombëtare Atomike me qendër në Vjenë i rekomandon njerëzve që kanë banuar pranë Fukushimës, dhe janë larguar prej aty, të marrin jod. Agjencia i referohet të dhënave nga autoriteti japonez mbikqyrës. Tabletat e jodit mbrojnë nga kanceri i gjendrave limfatike.

Ekspertët: Uji nuk mjafton për ftohjen afatgjatë

Por sipas vlerësimit të Shoqatës Gjermane për Sigurinë e Reaktorëve (GRS) në Këln, as përdorimi i ujëhedhësve dhe as hedhja e ujit nga ajri me helikopter nuk mjafton. Zëdhënësi i GRS, Sven Dokter:"Aktualisht, problemi kryesor konsiston në blloqet 3 dhe 4, ku duhet futur ujë në lavamanin e shuarjes. Këta janë lavamanët, në të cilët mblidhen elementet e djegura katodike, dhe në rastin e bllokut 4, ka edhe elemente të padjegura plotësisht."

Fukushima 2011 Bevölkerung NO FLASH

Frika tek popullsia nga një superaksident ekziston

Në rastin më fatlum, angazhimi i helikopterëve sjell vetëm një lehtësim afatshkurtër, pra ai është i mirë, por jo i mjaftueshëm. Për një stabilizim afatmesëm dhe ftohje të lavamanëve të tejnxehur të shuarjes në blloqet 3 dhe 4, sipas vlerësimeve të kujdesshme të ekspertëve duhet të përdoren deri 1.000 metra kub ujë dhe kjo duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por enët e shuarjes të fiksuara te helikopterët janë relativisht të vogla:

"Njëra nga enët e kuqe, që janë fiksuar nën helikopterë mban disa metra kub ujë. U fol për shtatë metra kub ujë. Pra do të kishim të bënim me shumë fluturime, aq më tepër që duhet ta kemi të qartë: kur e hedh ujin mbi reaktor, nuk mund të nisësh nga fakti se i hedh të 7,5 metrat kub aty ku do."

Për ta hedhur atje sasinë e nevojshme, nevojiten mbi 100 fluturime mbi reaktorët që rrezatojnë fort. Meqenëse bëhet fjalë për rrezatim gama, një mbrojtje efektive e ekuipazhe thuajse nuk është e mundur. Rrezatimi Gamma është njësoj i rrezikshëm si rrezet Rëntgen dhe depërton edhe midis materialeve të trasha, edhe sikur tabani i helikopterëve të jetë shtruar nga halli me sipërfaqe plumbi.

Autor: Uwe Shippmann/Auron Dodi/AG/Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10bkT
  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10bkT