1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Edward Snowden - azil i përkohshëm në Rusi

Shërbimi sekret amerikan NSA i pranoi sot njoftimet se me programin XKeyscore kishte ndërhyrë gjerësisht në të dhënat në internet.

Ish-punonjësi i zbulimit amerikan Edward Snowden mori nga Rusia për një vit një azil të përkohshëm. Pas më shumë se një muaji ai u largua sot në mesditë nga zona e tranzitit e aeroportit Sheremetievo të Moskës.

Avokati rus i Snowdenit, Anatoli Kuçerena, tha se klienti i tij i kishte marrë dokumentet e nevojshme prej autoriteteve ruse të migracionit. Vendi se ku do të qëndrojë Snowden mbahet sekret.

Snowden e falenderoi Rusinë për mundësinë që i dha në formën e azilit të përkohshëm.

Barrë për marrëdhëniet Rusi-SHBA

Edward Snowden verlässt Flughafen Moskau

Edward Snowden

Këshilltari i shefit të Kremlinit Vladimir Putin, për politikën e jashtme Juri Ushakov, e quajti këtë rast një "çështje relativisht të parëndësishme" e cila nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në marrëdhëniet me SHBA-të. Megjithatë pranimi i Snowdenit si azilant në Rusi mund t'i rëndojë marrëdhëniet e tendosura mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NSA pranon ndërhyrjen në shkallë të gjerë

30-vjeçari Edward Snowden kërkohet me urdhër arresti nga SHBA për shkak se ai kishte publikuar në fillim të qershorit informacione të gjera mbi programet monitoruese të shërbimit sekret amerikan NSA në mbarë botën.

Shërbimi sekret amerikan NSA i pranoi sot njoftimet se me programin XKeyscore kishte ndërhyrë gjerësisht në të dhënat në internet. Por NSDA mohoi se në këtë program kishte qasje një numër i madh të punësuarish. Qasja në "XKeyscore" dhe mjete të tjera u lejohen vetëm atyre që ato u duhen për punën e tyre. Çdo kontroll të dhënash në internet i bërë nga një analist i NSA-së mund të verifikohet për të parandaluar abuzimin, tha NSA.