1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Edita Tahiri: Nuk diskutojmë për çështjen e dy pikave kufitare me Serbinë në veri të Kosovës

Këtë kërkesë e ka shtruar pala serbe, e cila thotë se nuk mund të hapen tema të reja në dialogun me Prishtinën, përderisa nuk rregullohen çështjet në veri.

Auf dem Foto ist die Chefin des kosovarischen Verhandlungteams und die Vizeministerpräsidentin Edita Tahiri Fotos von unserer Korrespondentin aus Brüssel - Marina Maksimovic 08. März 2011

Edita Tahiri

Çështja e telekomunikacionit, energjia dhe bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat që pritet të diskutohen në takimin e radhës Prishtinë-Beograd, që pritet të mbahet të marten dhe të merkurën në Bruksel. Ndërmjetësi i këtyre bisedave, Robert Kuper, u ka propozuar palëve që në biseda të shtrohet edhe çështja e implementimit të pesë marrëveshjeve të arritura deri tash në Bruksel. Kështu thotë për DW kryesuesja e delegacionit të Kosovës në keto biseda, Edita Tahiri. Mirëpo, akoma është e paqartë nëse këtë takim do të marrë pjesë pala serbe. Kjo për faktin që ata kërkojnë që në kuadër të bisedave të diskutohet edhe për dy pikat doganore me Serbinë në veri të Kosovës.  Kryenegociatori serb, Borisllav Stefanovic, ka thënë për mediat lokale serbe, se: “nuk ka kurrfarë kuptimi që të hapen tema të reja ndërmjet Prishtinës e Beogradit, derisa nuk rregullohen çështjet në veri. Serbia nuk është kundër rregullave dhe procedurave në veri, por është kundër doganierëve kosovar të vendosur  në këto pika nga qeveria e Kosovës”, citohet të ketë thënë, Borislav Stefanoviq.

epa02919128 A EULEX transport helicopter carrying EULEX customs and police officers landing at the Brnjak crossings, Kosovo, 16 September 2011. The barricades have been multiplying throughout the enclave as the deadline moved closer for a change of the regime at two border crossings linking the enclave with Serbia proper. EPA/STR SERBIA OUT +++(c) dpa - Bildfunk+++

Pikë doganore me Serbinë në veri të Kosovës

Mirëpo, udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në biseda me Serbinë, Edita Takiri, thotë se me Serbinë kurrë nuk do të bisedohet për regullimin e brendshëm të Kosovës.  “Ne refuzojmë një temë të tillë, sepse çështja e pikave doganore është çështje e sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe për çështjen e sovranitetit nuk flasim me Serbinë. Serbia nuk pyetet për këtë çështje. Ne në kuadër të platformës tonë për dialog dhe rezolutës së kuvendit të Kosovës, i kemi vijat e qarta të kuqe që për çështjen e sovranitetit për integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm nuk bisedojmë në dialogun teknik”, thotë Edita Tahiri.

epa02919087 Ethnic Serbs gather near a barricade placed on the main bridge of the ethnically divided town of Mitrovica, Kosovo, on 16 September 2011. The United Nations Security Council displayed deep divisions over tensions in Kosovo during an emergency meeting in New York on 15 September 2011. Belgrade had earlier condemned the move as a unilateral attempt to change the status of Kosovo, and a violation of citizens' rights. EPA/VALDRIN XHEMAJ +++(c) dpa - Bildfunk+++

Qeveria e Kosovës ka hartuar një plan për kontroll të plotë në pikat kufitare me Serbinë

Zonja Tahiri, thotë se pala kosovare çdo veprim që e ka ndërmarrë në veri të Kosovës është kordinuar me faktorin ndërkombëtar, të cilët i kanë bërë të qartë Serbisë se nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. “Veprimet tona janë edhe në kuadër të qëndrimeve të qarta të partnerëve ndërkombëtarë, të cilat u artikuluan përmes porosisë së kancelarës gjermane, Angela Merkel, e cila i bëri të qarta  kushtet e Serbisë në raport me Kosovën, që Serbia t'i ndërpresë vetë këto struktura paralele dhe të ndërpresë ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës dhe të bashkëpunojë në kuadër të dialogut teknik.” - thotë Edita Tahiri.

Sidoqoftë, qeveria e Kosovës, tashmë ka hartuar një plan për integrimin e veriut të Kosovës me çka parasheh kontroll të plotë në pikat kufitare me Serbinë dhe në një të ardhme edhe mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë dhe krijimin e komunës së re të Mitrovicës veriore. Këtë plan e mbështet Zyra Civile Ndërkombëtare, e cila thotë se plani i Ahtisarit, mbetet bazë për decentralizimin në Kosovë. Një zëdhënës i ICO-së Dren Selimi, i tha  DW: “Ne gjithmonë e kemi thënë se vendosja e rendit  dhe ligjit është një parakusht për progress në veri të Kosovës dhe në këtë linjë ne mirëpresim aktivitetet e kordinuara të qeverisë, EULEX dhe KFOR-it, për të forcuar rendin dhe ligjin në veri. ICO, mbështet angazhimet e qeverisë për të promovuar paqen dhe ndryshimet demokratike në veri dhe për të kompletuar angazhimet e nevojshme teknike në krijimin e komunës veriore të Mitrovicës”, thotë zëdhënësi i ICO-së, Dren Selimi.

Autor: Bekim Shehu
Redaktor: Aida Cama 

  • Data 26.09.2011
  • Fjalët kyç Kosovo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12glq
  • Data 26.09.2011
  • Fjalët kyç Kosovo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/12glq