1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Edi Rama në Beograd: Pavarësia e Kosovës një realitet i pakthyeshëm

Rama: Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian. Vuçiç : Kosova pjesë e Serbisë.

Vizita e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd ka sjellë tensione ndaj homologut serb Aleksandër Vuçiç gjatë mbajtjes së konfernecës së përbashkët për shtyp. Kryeminstri Rama është shprehur se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe këtë pavarësi duhet ta njohë dhe Serbia.

"Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin atë është e rëndësishme. Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të sigurtë. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë dhe promovojmë dialogun Kosovë – Serbi. Ky dialog është një sukses evropian'' – deklaroi Rama.

Ndërkohë nga ana e kryeministrit serb Vuçiç kjo deklaratë është marrë si një ‘'provokim'' dhe sipas tij Serbia nuk do ta njohë Kosovën. "Së pari nuk kam pritur një provokim dhe që do të fliste për Kosovën. Nuk do t'ia lejoj askujt ta ulë Serbinë në mes të Beogradit dhe më vjen keq që ka folur për tema që s'ishte parashikuar të flisnim. Kosova është pjesë e Serbisë. Është bukur te flasim hapur që t'i themi njëri-tjetrit në sy se çfarë mendojmë'' – tha Vuçiç.

Vizita dy ditore e kryeministrit Rama ështe e para e kreut të një qeverie shqiptare pas 68 vitesh në Serbi.

DW.COM