1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Edhe Veriu i Evropës me probleme?

Ndarja e Eurozonës në vende të pakujdesshme në jug dhe të disiplinuara në Veri nuk mban më. Ndërsa Jugu po redukton borxhet e reja, në Holandë apo Finlandë po krijohen boshllëqe të reja.

Për një kohë të gjatë dukej se ndarja brenda eurozonës ishte e qartë. Por ndërsa vendet si Greqia, Irlanda, apo Portugalia do t'i respektojnë objektivat për uljen e deficitit, shumë shtete të Veriut të Evropës nuk do ta arrijnë këtë, shkruan gazeta Këlner Stadtanzeiger në numrin e saj të sotëm.

Pas shtatë muajve të parë Greqia dhe Irlanda janë mbi planin me sukseset në kursime... Spanja vjen më pas, por deri në vitin 2014 do ta kthejë deficitin buxhetor në 5,5%, siç ishte planifikuar. Me keq është Italia, shkruan gazeta, por deficiti do të mbetet nën kufirin 3% të përformancës ekonomike, që lejon Pakti i Stabilitetit.

Bie prodhimi dhe shtohen borxhet: në Finlandë, Holandë dhe Austri

Ndërsa për Jugun duket se rreziku fillimisht ka kaluar, në "Veri" është ndryshe, sidomos në dy vende, qeveritë e të cilave gjatë krizës së euros shihnin nga lart poshtë shtetet në krizë, në Finlandë dhe Hollandë, shkruan KSA.

......Në Finlandë bie aktiviteti ekonomik dhe askush nuk e di me të vërtetë përsenë. Në pesë vitet e fundit vendi humbi një të katërtën e eksportit, nga një suficit në tregtinë e jashtme kaloi në deficit. Komisioni Evropian është i çuditur ...," sepse mjedisi për biznesin lavdërohet shumë dhe vendi është "kryesues në inovacione"...

Rritja ekonomike në Gjermani vazhdon

Rritja ekonomike në Gjermani vazhdon

Edhe Hollanda do të ketë probleme. Kur qeveria ndërmori planet për reduktimin e deficitit, priste një rritje ekonomike 0,7% për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Por vendin e ka përfshirë kriza e imobilieve, çmimet e shtëpive ranë me një të katërtën...

Edhe në Austri nuk duken mirë punët me kursimin. Objektivi i deficitit për 2014 prej 1,5 përqind duket i paarritshëm. Austria përballet edhe me shpëtimin e kushtueshëm të bankës së falimentuar Hypo Alpe Adria. Nga klubi dikur krenar i evropiano"veriorëve" mbetet vetëm një vend, Gjermania shkruan gazeta KSA. Edhe pse s'është e sigurtë, nëse do të arrihet synimi për një buxhet të ekuilibruar në 2014. Por shanset janë të mira.