1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Edhe sikur Klintoni të mos dorëzohet, fushata ka kaluar në fazë të re

Zgjedhjet preliminare për kandidatët për presidentë të SHBA komentohen :

Obama pas fitores në Karolinën e Veriut

Obama pas fitores në Karolinën e Veriut

Nga FRANKFURTER RUNDSCHAU:

" Si politikisht, ashtu edhe nga ana matematikore, Barak Obamas nuk mund t'ia marrë më njeri kandidaturën që prej fitores së tij në Karolinën e Veriut. Le ta mundë atë me rezultatin më të thellë të mundshëm në Kentaky sot, Hillari Klintoni. Edhe sikur Klintoni të mos dorëzohet, fushata elektorale ka kaluar në një fazë të re. Republikanët janë pozicionuar ndaj një kandidati Obama. Për Obaman ka nisur pa ndërprerje lufta e re, këtë herë kundër Xhon Makkeinit. Edhe kjo luftë do të jetë e gjatë, interesante, e mundimshme- dhe e ndryshme. Sërish do të ndeshen me njëri-tjetrin dy politikanë të pazakontë. Por ndryshe nga dueli Klinton-Obama, këtë herë edhe nga ana përmbajtësore do të diskutohen alternativa, kaq qartë sa rrallë në zgjedhjet presidenciale në SHBA."

FINANCIAL TIMES DEUTSCHLAND komenton raportin e fundit të qeverisë gjermane për nivelin e varfërisë në vend:

"Shteti duhet t'i vërë qytetarët në gjendje që të mbrohen vetë nga varfëria. Prindërit e ndarë nga partneri mund të punojnë vetëm atëherë kur dikush kujdeset për fëmijët e tyre. Në kopshte dhe shkolla ku fëmijët rrijnë gjithë ditën mbështeten fëmijë, të cilët do të kishin shanse jo të mira po të rrinin nëpër shtëpi. Papunësia e gjatë eleminohet më së miri, kur sipërmarrjet i kualifikojnë bashkëpunëtorët e tyre dhe kur reduktohen mundësitë për të dalë herët në pension. Përpjekjet e qeverisë për t'i luftuar shkaqet e varfërisë janë të pamjaftueshme. Vetëm një të katërtës së fëmijëve të vegjël do t'u ofrohet deri më 2013 një përkujdesje gjithë ditën. Numri i fëmijëve që nuk përfundojnë shkollën vetëm do të përgjysmohet. Ndërsa studentët paguajnë tatime për studimin, pa pasur mënjanë një sistem shtetëror bursash, që ta meritonte këtë emër. Vërtet një dëshmi varfërie."

  • Data 20.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2ld
  • Data 20.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2ld