1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Edhe sa do të vazhdojë Berluskoni të sundojë?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një gurthemeli politik për Italinë

Silvio Berluskoni

Silvio Berluskoni

" Dresdner Neueste Nachrichten" nënvizon: "Vendimi i Gjykatës Kushteteuese italiane mbi ligjin e imunitetit më në fund bën të qartë edhe në Itali, se as sipërmarrësi më i pasur i medieve në vend nuk qëndron mbi ligjin. Ky vendim e hedh poshtën frikën e partnerëve evropianë të Italisë, se ky vend po shkon drejt një forme të diktaturës postmoderne. Në sfondin e problemeve juridike të kryeministrit vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese i ngjan një gurëthemeli politik. Çdo vendim tjetër me shumë gjasë do të kishte shkaktuar indinjatë. Në vende të tjera si Gjermania janë në fuqi të drejtat e imunitetit. Por Gjermania nuk drejtohet prej sipërmarrësit më të pushtetshëm gjerman."

"Süddeutsche Zeitung" shkruan: "Edhe sa do të vazhdojë Silvio Berluskoni të sundojë? Edhe sa do të lejohet ai të sulmojë duke e cilësuar si "komunistë" presidentin e vendit, gjyqtarët kushtetues dhe kundërshtarët e tij politikë? Edhe sa do të vazhdojnë ta lejojnë atë italianët, që ai të shpërdorojë durimin e tyre? Qysh prej 15 vjetësh ky njeri i pafre dominon popullin e tij, qoftë si udhëheqës i opozitës apo si kryeministër. Italia në këtë periudhë është përkeqësuar. Ekonomikisht ka rënë. Në aspektin politik thuajse nuk merret seriozisht në botën e jashtme. Ajo ka humbur kohezionin e brendshëm."

Gazeta "Berliner Zeitung" komenton: Në çdo vend tjetër të BE-së një kryeministër përballë fakteve të tilla do të kishte dhënë dorëheqjen. Por Berluskoni nuk do të tërhiqet, të paktën për aq kohë sa partnerët e koalicionit e mbështesin atë duke bërë llogari strategjike për veten e tyre. Nga e majta parlamentare ai s'ka përse të ketë frikë. Ajo është në një gjendje të mjerueshme. Kështu mosmarrëveshjet lidhur me Berluskonin shumë shpejt mund të spostohen në rrugët dhe sheshet e Italisë. Unë do t' u tregoj italianëve, se cili jam, deklaroi kryeminsitri dje. Kjo është qetësuese për njërën palë dhe kërcënuese për palën tjetër."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 09.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K2kz
  • Data 09.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K2kz