1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Edhe qytetarët gjermanë përgjohen

Pas debatit për përgjimet në vendet e tjera, gjermanët janë duke pyetur se sa akses kanë shërbimet e inteligjencës gjermane në komunikmet private.

Në vitin 2010 Shërbimi i Inteligjencës Gjermane (BND) mblodhi rreth 37 milion e-maile, mesazhe telefonike dhe të dhëna të tjera nga telekomunikimet. Sipas një komisioni parlamentar, 10 milion prej këtyre mesazhveve u hetuan për "terrorizëm ndërkombëtar."

Që prej atëhere kjo shifër është ulur në mënyrë të konsiderueshme. Në vitin 2011  BND përgjoi 2.9 milion mesazhe elektronike dhe në vitin 2012 numri ra në 900,000. Mesazhet e kontrolluara mbanin fjalë kyçe, prandaj numrat e telefonit dhe adresat IP u monitoruan.

Detyra e BND është të mbledhë informacione në mënyrë që të identifikojë kërcënime të mundshme për rendin në Gjermani. Shërbimet e inteligjencës e kanë të përcaktuar mjaft qartë në ligj kur duhet të kryejnë përgjimet dhe kontrollohen nga një komisioni i veçantë i Bundestagut.

Symbolbild - Bundesnachrichtendienst

Zyrat e Federale të Shërbimit të Inteligjencës Gjermane

Michael Hartmann nga Social Demokratët, Gisela Piltz nga Demokratët e Lirë dhe Hans-Peter Uhl nga Unioni Kristian Social, janë tre nga 11 antarët e këtij komisioni. Të tre ata sigurojnë publikun se Gjermania nuk është duke u kthyer në një shtet "Big Brother".

Privatësia e mbrojtur nga kushtetuta

Michael Hartmann pranon  se BND vëzhgon aktivitetin online, por thekson se mbledhja e informacioneve është thjesht rutinë. "Mesazhet ose bisedat telefonike analizohen vetëm nëse ka dyshime konkrete për aktivitet kriminal", thotë ai.

Hans-Peter Uhl thekson se BND e ka të ndaluar të përgjojë telefonat e qytetarëve gjermanë, nëse nuk ka dyshime konkrete për aktivitet kriminal. "Nëse ata dëgjojnë një bisedim të një qytetari gjerman më një të huaj, ata duhet ta fshijnë më pas", thotë ai. Ky proces i fshirjes duhet të dokumentohet, në mëynrë që supervizorët të kenë të mundur të kontrollojnë nëse një gjë e tillë është bërë vërtet. 

Antarët e komisionit theksojnë faktin se përgjimi i dikujt duhet të nisë pas një vendimi gjykate. Kjo për faktin se privatësia mbrohet shumë nga Kushtetuta gjermane. Ligjet gjermane gjithashtu thonë se në fund të operacioneve personit të përgjuar duhet t'i bëhet e ditur një gjë e tillë.

China USA Internet Edward Snowden Computer in Hongkong

Edward Snowden, amerikani që denoncoi pëgjimet në SHBA

Bërja publike e përgjimeve

Në të shkuarën përfaqësues të shërbimeve të inteligjencës i kanë kërkuar qeverive të kenë më shumë akses në Internet dhe të dhënat telefonike. Ata argumentojnë se nëse ndodh një gjë e tillë, lufta ndaj terrorizmit do jetë më efektive. Sidoqoftë të gjitha këto kërkesa nuk janë pranuar: përshembull kur kërkuan një masë të madhe të dhënash me arsyen për tu përdorur në të ardhmen edhe pse nuk kishin asnjë dyshim konkret kur bënë këtë kërkesë. Gjykata Kushtetueuse hodhi poshtë kërkesën dhe më pas ky vendim shërbeu si precdent edhe në dy vendime të tjera në vitin 2008 dhe 2010. 

Një direktivë e Komisiont Europian i sugjeron Gjermanisë të ruajë të dhënat nga telekomunikimi deri në gjashtë muaj. Sidoqoftë Gjermania ka refuzuar të implementojë një gjë të tillë në ligjet saj. Në ligjet gjermane nuk është implementuar gjithashtu edhe detyrimi i kompanive të telekomunikacionit për të ruajtur të dhënat e tyre për një periudhë gjashtë mujore, në mënyrë që shërbimet e inteligjencës të mund t'i përdorin në rast nevoje. 

Efektivitet i kufizuar

Rolf Tophoven, drejtor i Institutit për Parandalimin e Krizave në Essen dhe ekspert i terrorizmit, thotë se shërbimet sekrete nuk duhet të mbështeten vetëm tek analizimi i të informacioneve nga telekomunikimiet. "Rezultatet e këtyre përgjimeve ndonjëherë janë shumë modeste në krahasim me të dhënat tërësore", thotë ai.

Rolf Tophoven, Terrorismus-Experte

Rolf Tophoven, ekspert terrorizmi

Komisioni paralamentar ka shifra edhe për këtë sitautë. Në raport thuhet se nga 2.5 milion e-maile të analizuara nga BND, vetëm 300 përmbanin të dhëna të mjaftueshme për të nisur hetime.

Tophoven beson se BND duhet të punësojë më shumë specialistë për analizmin e të dhënave dhe nëse është e mundur më shumë agjentë në terren. "Terroristi modern jeton në sekret të plotë. Ai fle poshtë radarit të shërbimeve të inteligjencës dhe kompjuterave të tyre", shpjegon ai, duke dhënë shembullin e bombave në maratonën e Bostonit. 

Që kur u bë publike se shërbimet inteligjente amerikane kanë zgjeruar programin e tyre të përgjimit, ekziston frika se të njëjtën gjë janë duke e bërë edhe shërbimet e inteligjente gjermane. Sidoqoftë, Tophoven beson se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe kjo jo vetëm si shkak i kufizimeve ligjore. "Gjermanët nuk mbledhin shumë të dhëna për faktin se nuk kanë personelin e duhur apo mjetet teknike dhe financiare për të bërë një gjë të tillë."